Rozeta Dobi: Alda Klosi i ka pasur kutitë me euro që në 2021! Kishte prerje nga 20 deri 500 euro! Djali s'di asgjë

Rozeta Dobi: Alda Klosi i ka pasur kutitë me euro që në 2021! Kishte prerje nga 20 deri 500 euro! Djali s'di asgjë

Historia e parave kesh në shtëpinë e Alda Klosit, vijon në 2021 dhe 2022 sipas Rezeta Dobit. Sipas saj, paratë vinin nga njerëz që nuk i njihte.

“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në sirtarin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin. Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022. Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasafortën e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek "Unaza e Re".  Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesërmen thash t’ i sistemoja paratë, ku shumën të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”, ka thënë Rozeta Dobi.


Lajmi kryesor:

Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin, nesër merret masa e sigurisë në spital! Pastruesja Rozeta Dobi merret sërish në pyetje


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja