-
Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)
Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, e dënuar për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro cash, një apartament dhe një garazh. Klosi u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim për ngjarjen e vitit 2022, kur denoncimi për vjedhje nga pastruesja e saj zbuloi pasuritë e pajustifikuara të ish-zyrtares së Ministrisë së Financave
12 Mars, 15:43 -
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj! Vendimi i plotë dhe masat e dënimit
Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave Alda Klosi dhe shefe e Kabinetit të ish-zv/kryeministrit Ahmetaj. Dënohet me 1 vit dhe 8 muaj burgim me formë të prerë, 4 vite dhe 8 muaj pastrueses dhe 3 vite e 4 muaj burg të birit. U akuzuan për vjedhjen e mbi 120 mijë eurove. Klosi u akuzua për mosdeklarim dhe mosjustifikim të pasurisë
3 Tetor 2024, 15:58 -
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 500 mijë eurove të ish zyrtares Alda Klosi! T'i kalojnë shtetit dhe apartamenti e garazhi e Toyota
Prokuroria e Tiranës i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së ish-shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi. Bëhet fjalë për mbi 500 mijë euro cash të cilat u gjetën të fshehura në banesën e sanitares së saj. Klosi nuk justifikon as blerjen e apartamentit dhe garazhit e makinës Toyota Rav 4
12 Prill 2024, 10:10 -
Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset
R. D, e njohur ndryshe si "Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit", me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si “truri” pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj
19 Mars 2024, 18:02 -
500 mijë euro në banesë, dëshmia e sanitares: Mi dha Alda Klosi ti mbaj, donte të fajësonte burrin për vjedhje! S'kam lidhje me vjedhjen e unazës së Karamuços
Zbardhet dëshmia e sanitares Rozeta Dobi në banesën e të cilës u gjetën 500 mijë euro. Duke kërkuar mëshirë Rozeta Dobi ka thënë se ka qenë ish zyrtarja Alda Klosi e cila I ka kërkuar q&
19 Mars 2024, 13:37 -
500 mijë euro në banesë/ Gjykata dënon me 2.6 vite burg Alda Klosin, 7 vite për sanitaren e saj! Rozeta Dobi kërkoi mëshirë: Paratë mi dha vetë
Gjykata e Tiranës deklaroi fajtore për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë Alda Klosin ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg. Me 7 vite burg u dënua sanitarja Rozeta Dobi dhe 5 djali i saj në banesën e të cilëve u gjetën gati 500 mijë euro. Të tre përfitojnë uljen e 1/3 të dënimit.
19 Mars 2024, 13:11 -
E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi sërish kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim mase: Jam sëmurë, duhet të kujdesem për fëmijët! Shtyhet seanca
Teksa kanë kaluar 4 muaj që prej arrestimit të saj të bujshëm që u zbulua pas një vjedhjeje me shifra të majme nga punonjësja e saj në shtëpi, Rozeta Dobi, ish zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi kërkoi sot sërish një masë më të butë sigurie.
11 Korrik 2023, 12:34 -
E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi ndryshon avokat dhe kërkon masë tjetër sigurie: Do më bjerë infarkt në burg
Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
3 Prill 2023, 12:01 -
Dëshmia e dytë e Rozeta Dobit: Më dha shpërblim 10 mijë euro për t'i ruajtur paratë! Biseda që bëra me ish-bashkëshortin e saj për shtëpinë në Vuno
Një tjetër dëshmi e Rozeta Dobit tregon se vjedhja në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi mund të jetë inskenuar. Ajo pretendon se Klosi i kishte ofruar 10 mijë euro shpërblim që të ruante shifën e 500 mijë eurove në banesë. Dëshmia e dytë e sanitares është dhënë më 6 shkurt. Sipas mediave, Dobi ka thënë se një tjetër premtim nga zyrtarja e lartë ishte një tharëse rrobash që do ia blinte sapo të kthehej nga Amerika.
12 Mars 2023, 20:57 -
Vjedhja e mbi 500 mijë eurove nga pastruesja, Prokuroria e Tiranës vë përballë njëra-tjetrës Alda Klosin dhe Rozeta Dobin! I qëndrojnë deklarimeve
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje sot ish shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe sanitares, Rozeta Dobi. Ky ballafaqim vjen fill pas dëshmive kontradiktore të Klosit dhe Dobit gjithashtu edhe të vëllait të zyrtares së lartë për shifrën e 120 mijë eurove.
1 Mars 2023, 11:42 -
Avokati i Alda Klosit: S'duhet të qëndrojë në burg, Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit! S'ka detyrim të deklarojë shumë e parave të marra hua nga vëllai
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur për mediat pasi u dha vendimi që ish zyrtarja të lihet në “arrest me burg”. Muho pretendon që nuk ka prova dhe fakte që implikojnë në vepër penale ndaj nuk ka pse të qëndrojë pas hekurave ndërsa kërkoi që Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit.
20 Shkurt 2023, 12:10 -
Kërkoi masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi lihet në burg! Avokati: Apartamenti i sekuestruar në pronësi të ish burrit! S’ka pse të deklarojë paratë e vëllait
Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit dhe vendosi ta lë në qeli, duke mos marrë parasysh argumentet e ish-zyrtares se duhet të kujdeset për 2 fëmijët dhe nënën e sëmurë. Avokati i Klosit tha se klientja e tij nuk mund të qëndrojë në burg vetëm mbi dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi, që sipas tij prokuroria ende nuk ka prova për ta vërtetuar.
20 Shkurt 2023, 10:09 -
Ende mister origjina e parave të Klosit! Ish-zyrtarja merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miat! Havier Dobi i qëndron dëshmisë së nënës
Origjina e parave të Alda Klosit mbetet ende mister. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.
19 Shkurt 2023, 19:01 -
Frrok Çupi: Sa shumë gëzim ka për Alda Klosin!
Dikush me zor po pret sa të lexojë, mjafton titullin e këtij shkrimi, dhe të fërkojë duart e të më sulet: ‘E shikon, edhe ky po e mbron Aldën, ky komunisti, ky spiuni!…, patjetër do të kenë vjedhur së bashku!’. U çudita dhe po çuditem kur lexoj çfarë fantazie e çfarë gëzimi ka shpërthyer që në momentin kur u burgos e aq më shumë kur u dërgua në spital zyrtarja që mbante në shtëpi 120 apo 400 mijë euro…, asgjë nuk dihet e saktë
8 Shkurt 2023, 09:51 -
-
Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin, nesër merret masa e sigurisë në spital! Pastruesja Rozeta Dobi merret sërish në pyetje
Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila akuzohet nga autoritetet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, do ta mësojë masën e sigurisë nesër në spital. Gjykata ka njoftuar se masa do të bëhet në QSUT për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
6 Shkurt 2023, 11:26 -
Probleme kardiake, shtrohet në spital Alda Klosi! U ndje keq pasi u arrestua për pastrim parash e fshehje pasurie! Nesër del para gjykatës
Ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Report Tv mëson se Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme.
5 Shkurt 2023, 12:05 -
Prokuroria e Tiranës jep njoftimin për arrestimin e Alda Klosit: Vijojmë hetimet për çdo person të përfshirë
Prokuroria e Tiranës jep detaje për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi mbrëmjen e së premtes 3 shkurt, teksa deklaron se hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim. Ato bëjnë
4 Shkurt 2023, 12:58 -
Prokuroria e Tiranës për Report Tv: Hetimi për zyrtaren Alda Klosi, deri tani kompetencë e jona! Pastruesja ka treguar rrethana të reja që do thellojmë kërkimet
Prokuroria e Tiranës thotë se hetimi ndaj Alda Klosit deri më tani është kompetencë e tyre, dhe nëse do të dalin detaje të tjera që rëndojnë pozitën e zyrtares, do ia kalojnë SPAK. Në reagim
4 Shkurt 2023, 10:40 -
Për kë e ka fjalën? Dëshmia e pastrueses: Kam pastruar 8 banesa të zyrtarëve të mbushura me para
Rozeta Dobit, ka nisur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe dëshmia e saj duket se ka implikuar jo vetëm Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë, që duket se në shtëpinë e tyre mbajnë shuma të mëdha parash, të pa deklaruara.
4 Shkurt 2023, 10:29