Zbardhet dinamika e ngjarjes në Kamëz, Vladimir Kurti ekzekutoi Agim Bucin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi gjatë një deklarate për mediat ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë pronari i marketit në Kamëz, Agim Buci, gjatë një tentative grabitje. Autorët kanë hedhur në lumin e Tiranës armën e zjarrit si dhe rrobat.

“Vladimir Kurti ka kryer vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e Merita Bucit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar makina “Volklsvagen” e përdorur nga autorët. Policia është shprehur e vendosur për bllokimin me forcën e ligjit të çdo akti kriminal”, tha ai. 

Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit: 

- Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
- Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë. 

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria. 

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.


Lajmi kryesor:

Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 autorët e vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz/FOTO+VIDEO


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj