Zbardhet dinamika e vrasjes, 3 persona të përfshirë, dy dalin e qëllojnë, një i pret në makinë për t'i larguar

Zbardhet dinamika e vrasjes, 3 persona të përfshirë, dy dalin e qëllojnë, një i pret në makinë për t'i larguar

Viktima Tauland Beqiraj

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në mes të Vlorës. Kanë qenë 3 persona të përfshirë, ku dy prej tyre dalin dhe e ndalojnë në rrugë dhe një tretë i i priste për t'i larguar me makinë pas ekzekutimit.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona i afrohen. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ata qëndrojnë duke folur për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëllua me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë. 31-vjeçari humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen me shpejtësi drejt makinës tip "Ford", ku i priste një bashkëpunëtor i tretë.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Ekzekutohet 31-vjeçari, u arrestua dhe u lirua 2 herë! Hetimet për larje hesapesh të drogës dhe përplasjen e frikshme me armë të ndodhur në 2018


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet