Dosja e masakrës së Velipojës, e paqartë kush qëlloi i pari! Zbardhet dëshmia e nipit të viktimës: Dëgjova të shtëna dhe pash gjyshin që u rrëzua në tokë

Fillimisht u ulën dy burra, Hasan Ferracaku dhe Edmond Gocaj. Ata do të gjenin një zgjidhje për konfliktin mbi shezlonget. Kohën kur ata po bisedonin ka krisur arma. Kështu shkruhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Shkodrës, për masakrën e Velipojës mengjesin e hershëm të së dielës, me katër të vrarë e dy të plagosur.  Në këtë dosje që Report Tv disponon, nuk është përcaktuar kush ka qelluar i pari dhe kë ka qelluar. Aty shënohet se Hasan Ferracaku, i plagosur në ngjarje, ka dëshmuar konflikti për punë cadrash në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt kishte nisur prej disa ditësh.

Por pavarësisht se hetuesët nuk e kanë gjetur qitësin e parë, sipas Hasanit, është vëllai i Edmondit, Xhovani Gocaj nga jashtë rrethimit të lokalit të Gocajve, që qëlloi me automatik Kujtim Ferrcakun, i cili tentoi ti kundërpërgjigjej të shtënave/ Por megjithatë edhe për këtë moment hetuesët nuk kanë përcaktuar nëse ai ka vrarë dikë apo jo. Në pistoletën e tij që iu gjet në afërsi të trupit, ishin 6 fishekë në karakitor, dhe një plumb në fole. 

Deshmia tjetër është e Elmedin Dyli edhe ky i plagosur. Ai ka treguar se punonte kamarier te gjyshi, Kujtim Ferracaku, dhe pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 doli me stafin e lokalit për të pirë kafe. Aty ka dëgjuar zëra burrash në debat që vinin përtej lokal “fantazia, pronë e Ferrcakëve. Sikur ishin të tavolinë shkuan aty ku dëgjuan zhurmë. Elmedini dëshmnon se rreth tavolinës ku ishin ulur përfaqësuesit e dy familjeve për tu sqaruar, kishte njerëz të tjerë nga të dy palët. Në këtë moment Kujtimi, vëllai i Hasanit, u tha atyre të ulnin zerin pasi është turp. Mënjeherë pas këtyre fjalëve, 17 vjecari dëshmon se nisën të shtënat, pa përcaktuar kush ishte autori dhe nga kush u pasuan të krismat e para. Ai pa vetëm Kujtimin të rrezohej në tokë

Në dosje hetuesët kanë shënuar se në masakrën e Velipoës, dyshohet se u përdorën të paktën katër lloje armësh. Një pistolete T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në fole;  8 gëzhoja mod.54 mm; 5 gëzhoja mod.56 mm; 5 gëzhoja mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri, duke  çuar në total numrin e gëzhojave të gjetura në 22 u sekuestruan nga policia në vendin e ngjarjes. Këtë të mërkurë, Gjykata e Shkodrës la në burg Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në ngjarje, të arrestuar si të përfshirë në masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca u mbajt në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiraskiras: 01/07/2021 17:23

    I pari ka nxjerre pistoleten Kujtimi qe ka qelluar me nje plumb ne koke Gocajn se ky i ka thene qe shko merr hakun e djalit dhe mos u merr me mua se nuk te kam gja borxh! Pastaj nga prapa eshte afruar me automatik Gocaj tjeter dhe ka filluar te qelloje duke plagosur dy, por nderkohe kundershtaret duke pasur gryka zjarri me shume kane qelluar edhe ata duke vrare jetimin dhe Gocajn e dyte!!

    Përgjigju
    • Dori: 01/07/2021 23:06

      Shpjegim shume i llogjikshem! Bravo, se isha shume kurioz. Se s'ka mundesi me u vra njerezit kot, qofte edhe per arsye ekonomike. Dmth, ka pase dicka emocionale aty.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 dhjetorin e ditët e para të Janarit