Zbardhet dosja/ Vajza nga qytete të ndryshme dhe kokainë...ja çfarë ndodhte në 'Tallava Qerosi' në pronësi të ish-boksierit

Edmond Çipllaka i arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave në fillim të muajit korrik tashmë ndodhet në burg duke pritur gjykimin e tij. Ish-boksieri 43-vjeçar e kishte kthyer lokalin e tij me muzikë live “Tallava Qerosi”, pranë Belshit, në qendër që ofronte edhe shërbime ekstra. “Shqiptarja.com” publikon pjesë nga dosja e akuzës për Edmond Çipllaka. Sipas saj policia kur ka ushtruar kontroll ka gjetur në local kokainë si dhe 5 vajza që punonin si ballerina në lokal

DROGA
“Nga Specialistët e Seksionit pë Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve të Paligjshme, pranë DVP Elbasan, janë marrë informacione nga burime të besueshme, se në ambjentet e lokalit me muzike Live me emrin “Tallava Qerosi”, në fshatin Trojas, Belsh, në krahun e djathtë të aksit rrugor Belsh-Cerrik, shpërndahej lëndë narkotike e llojit “kokainë” klientëve të ndryshëm. Gjithashtu, në ambjentet e këtij lokali vinin nga qytete të ndryshme vajza, të cilat kërcenin dhe shoqëroheshin me klientë të ndryshëm të këtij lokali. Me qëllim verifikimin e këtij informacioni, në datë 06.07.2019, rreth orës 23:50, nga shërbimet e Postës së Policisë Belsh, së bashku me specialstët e seksionit për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është ushtruar kontroll në ambjentet e Lokalit me emrin “Tallava Qerosi”, në fshatin Trojas, Belsh, në krahun e djathtë të aksit rrugor Belsh – Cerrik. Gjatë kontrollit, në katin e nëndheshëm të këtij ambjenti, në një dhomë, ku ishin disa divane dhe karrike, në njërin prej divanëve qendronte i shtrirë shtetasi Edmond Çipllaku. Ky shtetas e ka marrë me qera këtë ambjent. Në tavolinë u gjet një çantë dore burrash, meshini, me ngjyrë kafe, me stampin mbi të “MONTBLANC”. Brenda në xhepin e kësaj çante u gjet një peshore elektronike me ngjyrë gri, me mbetje pluhuri si të bardhë në sipërfaqen e saj dhe në pjesen e pasme më mbishkrimin: ‘NOT LEGAL FOR TRADE’. Gjithashtu, u gjetën 2 (dy) qeska amballazhi plastike me ngjyrë si të badhë dhe transparente, secila me një sasi pluhuri të ngurtësuar, me ngjyrë si të bardhë, i cili për nga karakteristikat ngjasonte me lëndë narkotike të llojit “kokainë”…. Nga peshimi që iu bë qeskave me material pluhur të bardhë e të ngurtësuar, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit “kokainë” ka rezultuar: qeska e amballazhit plastik me ngjyre si të bardhe ka një peshë prej 6.1 (gjashtë pikë një) grambashkë me amballazhin; 1. qeska e ambalazhitplastik transparent ka një peshë prej 8.6 ( tetë pikë gjashtë) gram bashke me amballazhin”, thotë akuza.

PA KASE FISKALE
Kuptohet me gjithë këto shkelje Çipllaka nuk mendonte që të paisej edhe me kasë fiskale. “Gjatë kontrollit në ambjentet e këtij lokali, nuk u konstatua kasë fiskale. Pas fiksimit të këtyre provave materiale, u bë shoqerimi në ambjentet e DVP Elbasan i këtij shtetasi për kryerjen e veprimeve proceduriale dhe peshimin e provës materiale.”, thuhet në dosje.

5 BALERINAT
Kur u arrestua Çipllaka nga policia në informacionin paraprak u tha se ai do të akuzohej edhe për shfrytëzim prostitucioni, por mesa duket kjo akuzë nuk është provuar ndaj edhe prokuroria nuk e ka ngritur në gjykatë. Gjithsesi në lokal u gjendën 5 vajza që deklaronin se punonin si balerina. “Në ambjentet e këtij lokali, ndërtë tjerë janë konstatuar dhe shoqëruar ne ambjentet e DVP Elbasan shtetaset: F.H., lindur në Kurbin e banuese në Patos; M.H, lindur në Lezhë e banuese në Patos; S.Y, lindur në Kuçovë e banuese në Patos; K.P, lindur e banuese në Lushnje dhe A.S, lindur në Korçë e banuese në Lushnje. Këto shtetase kanë deklaruar, se punojnë si balerina në lokalin e Edmond Çipllaka, të cilin e therrasin “Mond Qerosi”, përveç shtetases K.P, e cila ka qënë për herë të parë në këtë lokal. Këto shtetase përfitojnë të ardhura në lekë nga klientë të ndryshëm, të cilët frekuentojnë këtë lokal, në momentin që ato kërcejnë si balerina në ambjentet e këtij lokali.”

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh