Zbardhet e vërteta e shpërthimit të karburantit, një motor përplasi depozitën

Zbardhet e vërteta e shpërthimit të karburantit në Kombinat. Burime zyrtare konfirmojnë për Report Tv se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë përplasja e një motori shumë pranë depozitës së gazit duke shkaktuar rrjedhje që sollën më pas shpërthimin e flakëve. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga qytetarët që kanë qenë të pranishëm në atë moment pranë karburantit që shpërtheu në flakë duke parë skenën. Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.


Lajmi kryesor:

Motori përplasi depozitën! Shpërthen në flakë karburanti në Kombinat, s'ka të lënduar (PAMJET E ZJARRIT)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren