TIRANE-Një motor humbi kontrollin dhe përplasi depozitën e gazit duke çarë tubin që shkaktoi më pas rrjedhje dhe shpërthimin e flakëve në një pikë karburanti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho” në hyrje të Kombinatit. Report Tv siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, të flakëve që pushtuan për pak minuta karburantin 'Braka' duke shkaktuar panik në zonën e Kombinatit, ku fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, pasi punonjësit dolën me shpejtësi.
Sipas policisë ngjarja ishte aksidentale ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit te bombola që shërbente për furnizimin e automjeteve, por Report Tv zbuloi si qëndronte e vërteta. Burime për Report Tv pohuan se shkak për shpërthimin e zjarrit u bë përplasja e një motori shumë pranë depozitës së gazit. Drejtuesi i një motori pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie dhe të zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij te banesat e tjera që ndodhen pranë. Efektivët vendosën perimetrin e sigurisë dhe larguan të gjithë qytetarët duke bllokuar aksin rrugor për disa minuta. Për arsye siguri në zonën e Kombinatit ku ndodhi ngjarja u ndërpre edhe energjia elektrike.
Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Xhensila Kodra, Eliza Gjediku dhe Antonio Çakshiri
Foto nga vendi i ngjarjes
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Kombinat mbrëmjen e sotme. Një efektiv policie tregoi për Report TV ngjarjen, pasi pa të gjithë skenën si ndodhi. "Dritat u fikën me qëllim për të mos pasur rrezik. Në pikën e karburantit ka qenë një tricikël që po merrte karburant, në moment ka ardhur motori dhe ka këputur pistoletën e gazit, për pasojë ka pasur shkëndija zjarri dhe u përhapën flakët" tha ai për Report Tv.
Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka shkuar në vendin e ngjarjes ku në flakë u përfshi një depozitë gazi në zonën e Kombinatit. Ai ka thënë se nuk ka patur shpërthim pasi zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, ndërkohë është shprehur se ende nuk dihet gjendja e depozitës së gazit që sipas tij mban 2000 litra gaz.
Ndër të tjera Goxhaj ka thënë se marrja flakë e gazit ka ardhur pas një përplasje të një motori me depozitën.
" Ka patur rrjedhje gazi, bombola mban 2000 litra nuk dimë se sa ishte gjendja aktuale. Karburanti nuk është dëmtuar. Do te flas per menyren e fikjes se zjarrit. Është bërë në mënyrë të përsosur. Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit."tha Shkëlqim Goxhaj.
Report Tv sjell pamje të tjera nga karburanti në Kombinat, ku shpërtheu në flakë depozita që mbante 2000 litra gaz (nuk dihet sa ka pasur brenda në atë moment) si pasojë e goditjes dhe çarjes së tubit nga përplasja e një motori, drejtuesi i të cilit u largua më pas.
Zbardhet e vërteta e shpërthimit të karburantit në Kombinat. Burime zyrtare konfirmojnë për Report Tv se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë përplasja e një motori shumë pranë depozitës së gazit duke shkaktuar rrjedhje që sollën më pas shpërthimin e flakëve. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga qytetarët që kanë qenë të pranishëm në atë moment pranë karburantit që shpërtheu në flakë duke parë skenën. Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.
Vetem në vende si ky i yni karburantet egzistojne prane zonave te banuara
Përgjigju