Zbardhet fjala e Ceferin në takim me Dukën: UEFA do sjellë përfaqësues në Tiranë për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve

Zbardhet fjala e Ceferin në takim me Dukën: UEFA do sjellë përfaqësues në Tiranë për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve

1643912852_Screenshot1.jpg

Në vizitën e tij në Tiranë, Aleksandër Ceferin Presidenti i UEFA-s pas takimeve me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin Duka ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e FSHF-së duhet të jenë ndershme dhe për këtë arsye do të dërgojnë përfaqësues të tyre për korrektësinë e procesit. Ai u shpreh se ka marrë garancinë nga Rama se politika nuk do të ndërhyjë në futboll.

"Në parim UEFA nuk ndërhyn në procese zgjedhore, por duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera. Pata gjithashtu edhe një takim me kryeministri Edi Rama sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media, tani jam dakord me kryeministrin që futbolli duhet të vendosë për futbollin, UEFA do të japë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit. Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo situatë nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Duhet të ketë qetësi, të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë. Nuk dua të hyj në deklaratat e askujt që vijnë  nga aktorë lokalë. Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por pasi fola me presidentin e FSHF-së dhe me kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e kryeministrit atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori", tha Ceferin.


Lajmi kryesor:

Presidenti i UEFA-s Ceferin takon Ramën dhe Dukën: Politika të mos ndërhyjë në futboll, por zgjedhjet në FSHF të jenë korrekte! Do sjellim përfaqësuesit tanë për korrektësinë e procesit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit