TIRANË- Pas gati 4 orësh në Tiranë, presidenti i i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lënë Tiranën. Ai zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kreun e FSHF-së, Armand Duka në shtëpinë e futbollit.
Mesazhi i tij ishte i qartë ku tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, por theksoi se zgjedhjet duhet të jenë korrekte, për këtë arsye UEFA do të sjellë edhe përfaqësues të saj për të verifikuar korrektësinë e këtij procesi.
"Në parim UEFA nuk ndërhyn në procese zgjedhore, por duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera. Pata gjithashtu edhe një takim me kryeministri Edi Rama sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media, tani jam dakord me kryeministrin që futbolli duhet të vendosë për futbollin, UEFA do të japë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit", tha Ceferin.
Sipas axhendës zyrtare, Ceferin duhet të vinte në Tiranë në orën 12:30, por për shkak të disa vonesave në fluturim, ai mbërriti në kryeqytet rreth orës 14:00, dhe pas drekës jo formale me Dukën, u drejtua menjëherë në kryeministri për takimin në kreun e qeverisë Edi Rama. Një detaj nga kjo vizitë ishte fakti që për ta dërguar Ceferin në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka që kushon 200 mijë euro.
Më pas, pas takimit me Ramën, numri një i qeverisë së Futbollit shkoi në ambientet e FSHF-së, ku pati një takim rreth 20 minutash me Dukën, për t'u larguar pas asnjë deklaratë për mediat pavarësisht interesit të madh të gazetarëve.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur zgjedhjet për kreun e FSHF-së në 2 mars kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit, për shkak të akuzave për manipulim të procesit nga ana e Armand Dukës. Kujtojmë se Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.
Aleksandër Ceferin presidenti i UEFA-s zhvilloi sot një vizitë katër orëshe në Tiranë. E gjithë vizita e tij kishte në fokus organizimin e finales së Conference League dhe zgjedhjet në FSHF. Por, ajo që ra në sy në gjithë vizitën e Ceferin ishte makina që atë e shoqëronte. Duka i kishte vendosur në dispozicon kreut të UEFA-s makinën e tij luksoze Bentley me vlerë 200 mijë euro që e shoqëroi Ceferin nga Rinasi, në kryeministri dhe tek zyrat e FSHF-së.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin. Përmes një postimi në Twittër Rama shkruan se qëllimi i përbashkët ishte zhvillimi në Tiranë i finales së parë europiane si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për zgjedhjet ne FSHF.
"Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët te zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF-së", tha Rama.
Në vizitën e tij në Tiranë, Aleksandër Ceferin Presidenti i UEFA-s pas takimeve me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin Duka ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e FSHF-së duhet të jenë ndershme dhe për këtë arsye do të dërgojnë përfaqësues të tyre për korrektësinë e procesit. Ai u shpreh se ka marrë garancinë nga Rama se politika nuk do të ndërhyjë në futboll.
"Në parim UEFA nuk ndërhyn në procese zgjedhore, por duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera. Pata gjithashtu edhe një takim me kryeministri Edi Rama sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media, tani jam dakord me kryeministrin që futbolli duhet të vendosë për futbollin, UEFA do të japë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit. Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo situatë nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Duhet të ketë qetësi, të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë. Nuk dua të hyj në deklaratat e askujt që vijnë nga aktorë lokalë. Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por pasi fola me presidentin e FSHF-së dhe me kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e kryeministrit atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori", tha Ceferin.
Dalin fotot brenda takimit të Ceferin me Dukën në FSHF. Ceferin ka qëndruar për rreth 20 minuta dhe më pas është larguar.
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka përfunduar vizitën e tij në Tiranë. Ai u takua më kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi. Ceferin mbërriti sot në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. Por ajo që ra në sy, është fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka qe kushton 200.000 euro.
Agjenda
12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka
15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit
18:00 – Largimi nga Shqipëria
gjykatesit dhe prokuroret eleminohen nga vetingu per nje makine 10.000 euro. Kurse ca te tjere bredhin me bentli e makina mbi 100.000 euro. i moret ne qafe juristet ju te vetingut.
PërgjigjuKam pershtypjen qe ky Ceferini u shit e u ble qe ne momentin qe pranoi te udhetonte me Bentlin per te mos folur per menyren si jane ulur ne tryeze me Duken ne krah.Zakonisht delegacionet ulen balle per balle.Mu kujtuan fjalet e amb.amerikan D.Lu kur fliste per korrupsionin e gjykatesve dhe fliste per oret e makinat.Te shohim nese dhe ketij Ceferinit do t'i duket anormal ai Bentli i Dukes.
PërgjigjuSi nuk foli Mero sot per Seferin as qeveria as Rama asnje.ja u shkuli ko.et..hahahaha
PërgjigjuPo uefa esht me e koruptuar i mbani mend blater e Platini Te gjith njemut jan
PërgjigjuPo UEFA ca ashte edhe a jo ashte ma e korroptuare se duka.
PërgjigjuKe te drejte vella, ketu vetem Rama me shpurren e tij nuk e prekin dot lekun dhe i denojne hajdutet keq, sidomos Veliaj qe nuk i fal fare…
me bentlin e dukes...
Përgjigju