Kuqezinjtë i gëzohen stadiumit të ri kombëtar, Franca 'kryen misionin' me 2 gola (FOTO)

TIRANË- Franca mbetet Francë, kampionia e botës! 21 mijë tifozë, një shtëpi 'fringo' e re, miliona shikues nga televizori...por këto faktorë nuk mjaftuan për kombëtaren tonë të "vogël" që të mundin në shtëpi Francën e Didier Deschamps, Antoine Griezmann, Olivier Giroud

Stadiumi i ri kombëtar nuk ishte i solli fat të mirë kuqezinjve, të cilët u mundën me rezultatin 0-2 nga Franca. Rreth 21 mijë tifozë në 'Air Albania Stadium' dhuruan një super atmosferë, por në fund rezultati foli për kampionët e botës. Festa e kuqezinjve në këtë ndeshje historike zgjati vetëm 8 minuta! 'Gjelat' shtangën të besuarit e Edi Rejës me një gol të Corentin Tolisso, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asist nga Antoine Griezmann. Të "shastisur" nga loja e kampionëve të botës, zhurmat e stadiumit të ri, Eleid Hysaj me shokë nuk e morën veten dhe vetëm pak minuta më vonë pësojnë golin e dytë, në minutën e 30-të.

Të besuarit e Edi Rejës zbritën më të karikuar në pjesën e dytë të këtij takim. Mes brohorimave dhe spektaklit që tifozët dhanë në shkallët e stadiumit, kombëtarja shqiptare patën disa raste të mira me Ledian Memushajn dhe Rei Manaj, por të pafatë, pasi topi përfundon në duart e portierit Steve Mandanda. 

Shqipëria e inauguron stadiumin e ri me humbje, megjithatë do të mbahet mend si një ndeshje historike ku ia vlen të theksohet atmosfera elektrizuese në shkallët e 'shtëpisë së re', pamje që nuk ishte parë asnjëherë më parë në një ndeshje të kombëtares. Kuqezinjtë mbyllin kualifikueset e EURO 2020 në grupi H në vendin e katërt në kuotën e 13-të pikëve, ndërsa në vend të parë renditet Franca, e ndjekur nga Turqia dhe Islanda.

*Informacionet nga terreni u raportuan nga gazetari i sportit Ernest Koçi

Renditja në grupin H

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Vjen vërshëllima e fundit! Franca mund Shqipërinë 2-0

Vjen vërshëllima e fundit! Franca mund Shqipërinë 2-0. 

Ora 22:19
Shtylla 'shpëton' kombëtaren shqiptare, 'gjelat' shumë pranë golit të tretë

1574025045_Screenshot5.jpg

Një gabim i mbrojtës shqiptare mund të kishte rezultuar fatal për kombëtaren shqiptare. Ishte sërish Olivier Giroud në minutën e 72-të që ishtë shumë pranë golit të tretë për 'gelat', por e ndal shtylla.

Ora 22:05
Tjetër mundësi për kuqezinjtë, por Manaj i pafatë

1574024506_Screenshot2.jpg

Pjesa e dytë ka nisur mirë për kuqezinjtë. 'Shqiponjat' kanë pasur dy raste mjat të mira për të ngushtuar diferencën. Pas Memushajt, ishte Rei Manaj në minutën e 66-të që ndezi shpresën e kuqezinjve në këtë ndeshje të parë në stadiumin kombëtar, por lushnjari ishte i pafatë.

Ora 21:58
Fantastik Berisha...shpëton një gol të sigurt nga Olivier Giroud

1574024469_Screenshot4.jpg

Etrit Berisha ka bërë një pritje fantastike! Gardiani i kuqezinjve ka pritur një top, që mund të ishte një gol i sigurt nga Olivier Giroud.

Ora 21:53
Memushaj ndez shpresat te kuqezinjtë...por topi përfundon në duart e portierit francez

Nis pjesa e parë. Të besuarit e Edi Rejës kanë zbritur më të karikuar në fushën e lojës. Mes brohorimave të tifozëve, Memushaj ishte shumë pranë golit të parë, por fatkeqësisht nuk arriti që të ngushtonte diferenca pasi topi përfundoi në duart e portierit francez.

Ora 21:29
Mbyllet pjesa e parë..Shqipëri-Francë 0-2

Mbyllet pjesa e parë...Shqipëri-Francë 0-2.

Ora 21:19
Kuqezinjtë e nisin keq në stadiumin kombëtar! Pësojnë dy gola në pjesë të parë

1574020738_Screenshot10.jpg

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mbarë ndeshjen e parë në stadiumin kombëtar. Të besuarit e Edi Rejës kanë pësuar dy gola në vetëm 30 minuta lojë. Pas Corentin Tolisso në minutën e 8-të, është Griezman ai që të shtangur tifozët kuqezinj në minutën e 30-të.

Ora 21:18
Shqipëria këmbëngul! Manaj dhe Hysaj humbin dy raste të arta

1574020751_Screenshot9.jpg

Kombëtarja shqiptare nuk dorëzohet lehtë! Manaj dhe Hysaj kanë pasur dy raste të mira për të shënuar gol, por fatkeqësisht aksioni i bukur i kuqezinjve nuk është finalizuar me një gol.

Ora 20:58
Festa e kuqezinjve zgjat pak, Franca kalon në avantazh në minutën e 8-të me Toliso

1574020291_Screenshot5.jpg

Festa e kuqezinjve ka zgjatur vetëm 8 minuta. Corentin Tolisso ka shfrytëzuar mjaft mirë një asist të dhënë nga Antoine Griezmann, duke çuar topin në rrjetë. Shqipëri-Francë 0-1. 

 

Ora 19:30
Zbardhen formacionet/ Te Franca mungon superylli botëror...Reja suprizon në mesfushë

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 18/11/2019 07:41

    O na rrofte Armando Air rrena qe merr leket duke shitur emrin e stadiumit pa per te tjerat pyeteni Liken te ju tragoje ndonje perralla me diversante pas darke se filloi dimri.

    Përgjigju
  • Nentori presidentin ma mori: 18/11/2019 04:51

    Pse e mendonit vertet se do fitonim me francen me kte ekip njesoj si te mendoni se do fitoj ilir meta kunder SHBA BE

    Përgjigju
  • Tini: 18/11/2019 02:53

    Nuk ka faj barku i trahanas,,por fajin e ka trajneri pensionist reja qe nuk futi ROSHIN NE LOJE DHE FUTI ATE QOSEN NJE QOSE I VERTETE KOMPLET JASHT LOJE,QE NUK E MERITON TE HYNTE NE LOJE ME MIRE TE ISHTE TRASHI,,,DHE AI LENJANI ISHTE SHUME DOBET QE NE FILLIM DHE KY KUNGULL-TRAJNER NUK E HOQI....REJA TE IKI NE ITALI E TE NA LEJE REHAT,,,TE SHKOJE E TE BEHET TRAJNER NE NDONJE AZIL....

    Përgjigju
  • Vlore: 17/11/2019 23:46

    Manaj i Pa Afte jo i pafat

    Përgjigju
  • Air Rrena: 17/11/2019 22:22

    Me vjen keq per kombetaren por e dija qe kur Edi shkoi dhe i takoj lojtaret ishte humbje e sigurte eshte shume terrce

    Përgjigju
  • Emi: 17/11/2019 22:15

    Ne kena me mija azilante shqiptare ne france e kenej dona me lujte futboll.

    Përgjigju
  • Pirdh o prift ne prill: 17/11/2019 21:57

    Pse prisnit ndonje rezultat tjeter?? Harxhuat gjithe ato para qe te vijn te tjetret e tu mbysin me gola.

    Përgjigju
  • Tifozi: 17/11/2019 21:44

    Po luajme me desire, po shume rremuje. Tre pasime rresht ne sulm mezi po I bejm3, se krosat 1 ne mot te sakte.

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/11/2019 21:38

    Ne kemi cdo gje pervec futbollit! Kemi stadium, shqiponje, fanella të bukura, himn, tundje e shkundje. Ne kemi vetem zemer, futboll jo!

    Përgjigju
  • Hahaha: 17/11/2019 21:21

    Do fitoj barku trahanas me francen turp faqe e zeze.. futbollista lapanjosa zorraxhinjt na flliqen..

    Përgjigju
  • Pa emer: 17/11/2019 21:14

    E peruruan francezet me gol sa keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës