Zbardhet identiteti i vrasësve
shqiptarë të avokatit grek

Zbardhet identiteti i vrasësve<br />shqiptarë të avokatit grek<br>
Policia greke ka zbardhur identitetin dhe motivin e dy vrasësve shqiptarë të avokatit të njohur grek Michalis Zafeiropulos, në Athinë të Greqisë. Policia helene ka njoftuar se dy personat që hynë në zyrën e avokatit më 12 tetor dhe qëlluan mbi të me armë duke e sjellë për pasojë vdekjen janë, 32-vjeçari që u arrestua të mërkurën, mbiemri i të cilit një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi, kurse emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel dhe 30-vjeçari Eno ose Aleksandros Mata.

Ky i dyti, sipas autoriteteve helene, mendohet se mund të ketë kaluar në territorin shqiptar. Ibrahimi cilësohet nga policia greke si personi që qëlloi mbi avokatin, ndërsa Mata si personi që merrte urdhërat nga “bosët” që donin t’I bënin shantazh avokatit. Ibrahimi është me origjinë rome dhe u arrestua të mërkurën në një kamp romësh pranë qytetit të Patrës.

Në vend ta qëllonte në këmbë e qëlloi në bark
Policia greke ka zbardhur arsyet e vrasjes së avokatit të mirënjohur, që sipas saj ka qenë një aksident, pasi urdhëri ishte që veç ka kërcënonin. Ibrahimi e Mata ishin paguar 3 mijë euro për t’i vajtur në zyrë avokatit dhe për ta kërcënuar që një klient i tij t’i paguante një borxh të vjetër dy “bosëve” po shqiptar që janë në burg po në Greqi. Pasi kanë debatuar me avokatin në fund Mata i është drejtuar Ibrahimit: “Qëlloje një herë në këmbë që të shkojë mesazhi deri tek ata në burg”. Por Ibrahimi nga vetëm një metër larg në vend të qëllonte në këmbë e ka qëlluar me një plumb në bark avokatin dhe kështu ai pak më vonë vdiq nga hemoragjia.

Presion për borxhin e një atentati të vjetër
Avokati Michalis Zafeiropulos ka humbur jetën veçse ishte avokati mbrojtësi i një biznesmeni që është përfshirë në një skandal në Greqi. Biznesmeni Aristidhis Florou e ka pasur si avokat Zafeiropulos në skandalin e kompanisë Energa duke përfunduar në burg nga deponimi i një avokati tjetër që kishte provuar akuzat për korrupsion.

Biznesmeni Aristidhis Florou pagoi disa vrasës shqiptarë që t’I bënin atentat avokatit çka ndodhi në Nëntor të 2014. Por avokati mbeti vetëm i plagosur dhe mesa duket kjo gjë nuk e kënaqi biznesmenin grek që nuk e pagoi gjithë shumën e premtuar për atentatin. Kriminelët shqiptarë u kapën në Greqi dhe për atë çështje dhe disa krime të tjera janë duke vuajtur dënimin.

Por duke qenë se së shpejti dalin para gjyqit për atentatin ndaj avokatit, ata kanë menduar që t’i bëjnë shantazh biznesmeni Aristidhis Florou nëpërmjet avokatit të tij Michalis Zafeiropulos. Për këtë punë ata kanë punësuar Matën e Ibrahimin duke u premtuar 3 mijë euro thjesht për ta frikësuar avokatin në mënyrë që t’I përcillte mesazhin biznesmenit Florou se duhet të paguante borxhin e vjetër.

Nga 100 mijë donin 5 milionë euro
Sipas mediave greke “bosët” nga burgu kërkonin 5 milionë euro nga biznesmeni Aristidhis Florou, pasi sipas tyre ai nuk u kishte dhënë 100 mijë euro që u kishte premtuar për atentatin ndaj avokatit. Kështu ata veç borxhit i kërkonin, tani 5 milionë euro në mënyrë që ata të mos t’I nxjerrin emrin si urdhërues të atentatit në gjyqin që fillon pas pak ditësh.

Kështu që ata zgjodhën Ibrahimin e Matën për të kërcënuar avokatin, por mesa duket ata nuk kishin eksperiencën e duhur dhe e vranë Zafeiropulos dhe lanë prova të shumta në vendgjarje që i zbuluan. Madje sipas mediave greke dy porositësit e shantazhit kanë deklaruar në polici se: “Ata dy idiotët i porositëm t’I fusnin një plumb në këmbë për ta frikësuar, ata vajtën e vranë.” Nga gjurmët e shumta në vendngjarje dhe duke qenë se Mata e Ibrahimi kishin qenë të skeduar për ngjarje të tjera më parë policia greke arriti ta zbardhte me shpejtësi ngjarjen. Mata arriti të arratiset në Shqipëri, sipas policisë greke, ndërsa Ibrahimi nuk mundi. Ibrahimi u end nëpër disa kampe të komunitetit rom nëpër Greqi derisa u kap afër Patras.

Dy vrasësit
32-vjeçari që u arrestua të mërkurën, mbiemri i të cilit një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi, kurse emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel dhe 30-vjeçari Eno ose Aleksandros Mata

“Idiotët e vranë”
Dy porositësit e shantazhit kanë deklaruar në polici se: “Ata dy idiotët i porositëm t’i fusnin një plumb në këmbë për ta frikësuar, ata vajtën e vranë.”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat