Zbardhet krimi i rëndë në SHBA, 42 vjeçari vrau me armë zjarri pesë fëmijët e tij, gruan, vjehrrën dhe më pas veten

Zbardhet krimi i rëndë në SHBA, 42 vjeçari vrau me armë zjarri pesë fëmijët e tij, gruan, vjehrrën dhe më pas veten

Shtëpia ku u gjetën të pajetë 8 persona

Është zbardhur krimi i rëndë i ndodhur në SHBA ku tetë persona të një familje u gjetën të vrarë brenda shtëpisë, mes tyre edhe pesë fëmijë. Një 42 vjeçar vreu me armë zjarri pesë fëmijët e tij, gruan dhe vjehrrën dhe më pas veten.

Mësohet se krimi i rëndë ndodhi për shkak se dy javë më parë gruaja e tij i kishte paraqitur kërkesën për divorc. Krimi tronditi Enoch, një qytet i vogël mes Salt Lake City dhe Las Vegas-it.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se Tausha Haight, 40 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj më 21 dhjetor. Avokati i saj tha të enjten se Hait i ishin dorëzuar letrat e divorcit më 27 dhjetor.

Tausha Haight dhe anëtarët e tjerë të familjes u panë një natë para vrasjeve në një grup të kishës për gratë e reja, tha kryebashkiaku Geoffrey Chesnut.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë