Zbardhet lista me 20 golashënuesit
më të mirë, mungon Lionel Mesi

Zbardhet lista me 20 golashënuesit<br />më të mirë, mungon Lionel Mesi
Goal.com ka publikuar listën me 20 golashënuesit më të mirë deri tani në 5 ligat kryesore. Në krye të kësaj liste është lojtari i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, me 18 gola, i cili ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme deri në këtë fazë të kampionatit gjerman.
 
 
Por në sy bie mungesa e Messi-it i cili këtë sezon në La Liga ka realizuar vetëm 5 gola, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjeve nuk është aktivizuar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të sezonit.
 
Megjithatë, në këtë listë Barcelona përfaqësohet me dy lojtarë, Suarez dhe Neymar. Po ashtu edhe Bayern Munchen, me Robert Lewandowski e Thomas Muller. Ndërsa nuk mungon as portugezi i Realit, Ronaldo.
 
Lista e plotë:
20 - Edison Cavani (PSG) 10 gola
 
19 - Aritz Aduriz (Bilbao) 10 gola
 
18 - Javier Hernandez (Bayer Leverkusen) 10 gola
 
17 - Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 10 gola
 
16 - Eder (Sampdoria) 10 gola
 
15 - Odion Ighalo (Watford) 10 gola
 
14 - Lucas Perez (Deportivo La Coruna) 11 gola
 
13- Benjamin Moukandjo (Lorient) 11 gola
 
12 - Michy Batshuayi (Marseille) 11 gola
 
11 - Riyad Mahrez (Leicester City) 11 gola
 
10 - Imanol Agirretxe (Real Sociedad) 12 gola
 
9 - Romelu Lukaku (Everton) 12 gola
 
8 - Luis Suarez (Barcelona) 13 gola
 
7 - Thomas Muller (Bayern Munich) 13 gola
 
6 - Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain) 14 gola
 
5 - Gonzalo Higuain (Napoli) 14 gola
 
4 - Neymar (Barcelona) 14 gola
 
3 - Jamie Vardy (Leicester City) 15 gola
 
2 - Robert Lewandowski (Bayern Munich) 15 gola
 
1 - Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund) 18 gola


xh.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë