TIRANE- Dokumenti i Strategjisë Kombëtare i miratuar në Kuvend pritet që të rihap sërish debatin ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit. Gjatë ditës së djeshme, presidenti zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Biseda ndërmjet tyre është bërë me dyer të mbyllura dhe sipas zyrës së shtypit të presidencës thuhet se Nishani e ka mbështetur këtë dokument, por tjetër gjë pohojnë burimet nga mbledhja.

Konkretisht presidenca në deklaratën e saj zyrtare theksoi se: “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të ndryshëm të Shoqërisë Civile, të ftuar nga Kreu i Shtetit për t’u konsultuar lidhur me Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.