Sarandë/ Identifikohet trupi që u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, i përket një çobani nga Elbasani të zhdukur 3 muaj më parë! S'ka shenja dhune

Adnant Jaupi është 51 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i pajetë, në fshatin Xarrë, bashkia Konispol. 51 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 51 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Trupi u gjet i shkëputur nga koka në gjendje të padekompozuar, fshehur në një tunel të xhamisë së Kllogjerit. Objekti i kultit ndodhet në oborrin e varrezave monumentale të komunitetit çam në skajin jugor të vendit.

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njërit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 51 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të  tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
FOTO/ Kush është 51-vjeçari nga Elbasani që u gjet i pajetë në fshatin Xarrë

1700144342_adnantjaupi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Adnant Jaupi, 51 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

51 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 51 vjeçari Adnant Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/11/2023 02:20

    Trupi vajti e u fsheh vete ne tunel !! Ky rast te kujton gjyqin Leopold e Loeb qe vrane e fshene trupin e Bobby Franks ne nje tubacion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan