Zbardhet ngjarja/ Dy djemtë në Vlorë dogjën makinat e prindërve, mister shkaqet

Zbardhet ngjarja/ Dy djemtë në Vlorë dogjën makinat e prindërve, mister shkaqet

Djegia e makinave në Bunavi të Vlorës

Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin autorëve të cilët dyshohet se dogjën dje dy automjete në fshatin Bunavi.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë dhe një tjetër shtetas.

Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr'', ''Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'' dhe ''Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore'', të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/05/2018 10:12

    Po c'mister ka ketu, e bejne per te fituar azil ne vendet ku kane ndermend te shkojne zhulsat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen