Zbardhet pengmarrja dhe shantazhimi i dy personave në Elbasan, Seit Manahasa u kërkoi 20 mijë euro arrestohet, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e marrjes peng të dy personave në aksion Elbasan-Peqin në ambinetet e biznesit të tyre nga Seit Manahasa, i cili u arrestua. Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë G. M. dhe gruan F. D u ka marrë atyre 12 mijë lekë dhe u ka kaërkuar që t’i jepnin edhe 20 mijë euro.

Policia thotë se me denoncimin e rastit kanë arrestuar 38-vjeçarin Seit Manahasa dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M., 37 vjeç.

“Finalizohet operacioni policor i koduar "Poligoni".

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar "Poligoni", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

Seit Manahasa, 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Morën peng dhe keqtrajtuan dy persona brenda biznesit të tyre në Elbasan, arrestohet Seit Manahasa, në kërkim bashkëpunëtori i tij! I shantazhuan për t’u dhënë 20 mijë euro


I.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Rama e Basha do të bëjnë kompromis për të ardhmen e Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

John

Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e 'doracë' përballë treshes Biden-Blinken-Kim