Procesi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur si kryefjalë të tij në momentin kur u vendos në krye të partisë se përgjegjësit për humbjen do të mbajnë pasojat e tyre. Kjo deklaratë e Bashës duket se ka qenë duke u vënë në zbatim përgjatë këtyre muajve heshtje nga ana e strukturave të PD-së, pasi shtabet elektorale të Partisë kanë qenë duke përpiluar listat e personave që kanë votuar pro PD-së. Konkretisht në bazë të sondazheve që selia blu bëri përpara zgjedhjeve, rezultoi se numri i votuesve do të ishte shumë më i lartë se personat që vendosën pro demokratëve në 23 qershor. Sipas burimeve nga PD-ja, bëhet me dije se ky elektorat ka rënë me rreth 40 për qind dhe për këtë gjë PD-së i është dashur disa muaj për të evidentuar personat që e “mashtruan” partinë në sondazhet e bëra.
Zgjedhjet brenda strukturave të PD-së do të bëhen edhe për të eliminuar të gjitha përçarjet që po kalon Partia Demokratike. Pavarësisht se kreu i PD-së e pohoi disa dit më parë në mënyrë të zbutur këtë gjë, rreziku u ndarjes së grupit të deputetëve duket se është shumë real. Kjo pasi Basha theksoi se brenda partisë ka diversitete dhe jo përçarje. Por duke parë qendrimet e ditëve të fundit të disa eksponentëve brenda PD-së vihet re se kryetari kërkon që këto eksponent ti bëj për vete, duke i futur në vallen e përgjegjësve të humbjes në 23 qershorë.
Aktualisht Partia Demokratike ka 106 mijë anëtarë dhe këto persona do të zgjedhin krerët e ri drejtues të PD-së. I gjithë procesi i përzgjedhjes së krerëve të degëve, grupseksioneve, shtabeve elektroale etj, do të bëhet nëpërmjet formulës një anëtarë një votë, pra me të njëjtën formulë me të cilën është zgjedhur vet kreu i PD-së. Por kjo gjë duket se do të has disa probleme pasi ndryshe nga zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, për grupseksionet apo për degët e PD-së nuk mund të votojnë të gjithë anëtarët e Partisë, por vetëm ata individ të cilën bëjën pjesë në zonën e posaçme elektorale.
Kësisoj lind problemi se disa krerë të PD-së mund të zgjidhen me shumë pak anëtarë dhe për këtë drejtuesit më të lartë të selisë qendrore po përgatisin procesion e anëtarësimeve të reja. Por sipas burimeve nga PD-ja, kjo gjë do të has disa probleme pasi me humbjen që kjo parti pësoi në 23 qershor, numri i personave që kërkojnë që të anëtarësohen është shumë i vogël.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)