Amnistia, përfitojnë 570 të dënuar! Pushojnë çështjet për të dënuarit deri në 3 vite! Përjashtohen të dënuarit përjetë, veprat e rënda dhe të dënuarit e GJKKO

Rreth 570 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia, në projektligjin që tashmë është bërë gati nga ministria e Drejtësisë. Përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me 3 vjet ose më pak, për dënime të dhëna deri më 20 qershor 2023, ndërsa gratë përfitojnë deri në 4 vite dënim. Burrat përjashtohen nga vuajtja e dënimit, kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, ndërsa grave 4 vjet. Përfitim kanë gratë që janë 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat është 65 vjeç.

Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë fiks 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale. Ndërkohë, kategoria tjetër e të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara, u zbritet dënimi me 1 vit e gjysmë nëse janë gra dhe të mitur, ndërsa 1 vit për të dënuarit burra. 

Megjithatë, ministria e Drejtësisë ka përcaktuar se kush nuk mund të përfitojë nga amnistia. Nuk përfitojnë zbritje të dënimit, të dënuarit me burgim të përjetshëm, vendimi të dhëna nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dhe sigurisht, nuk përjashtohen nga heqja e dënimit të dënuarit që i janë shmangur drejtësisë, janë fshehur, arratisur apo kanë ikur.

Ndërkohë, amnisti nuk mund të përfitojnë të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës të kryera me dashje, ku përfshihen vrasjet. Nuk amnistohen ata që kanë kryer krime kundër shëndetit, krime seksuale, pengmarrësit, kundër moralit e dinjitetit, fëmijëve, martesës dhe familjes. Ministria e Drejtësisë propozon që nuk është e udhës të amnistohen edhe krimet kundër pasurisë, falsifikimit të dokumenteve, që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve apo kundër mjedisit. Të dënuarit që nuk kanë asnjë të drejtë amnistie janë edhe ato që kanë kryer krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, që kanë cenuar marrëdhëniet me shtetet e tjera, terrorizëm, krime kundër autoritetit të shtetit apo kundër drejtësisë. Amnistia, e cila pritet të kaloj në Kuvend në votim në javët në vijim nuk u jep ulje dënimi edhe atyre që prekin zgjedhjet e lira, krimet e bandave të armatosura dhe organizatave kriminale.

Përmes amnistisë, përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri më 30 qershor 2023 që kanë dënim maksimal deri në 2 vjet. Në këtë pikë përjashtohen vepra penale si pornografia, racizmi, shpifja, kundërshtimi i policisë, e disa të tjera. Nuk përfitojnë ulje të dënimi edhe ata që i janë shmangur ndjekjes penale dhe ata që detyrohen të deklarojnë pasurinë dhe subjektet që gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe hetohen nga SPAK.

(Kliko këtu për të parë projektligjin mbi amnistinë)

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja