Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes

Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes

Lulzim Basha dhe Edi Rama

DURRËS- Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak. Mësohet se propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës.

Ndërkohë, nga sa mësohet në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH. Hoti do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja si edhe Ardian Mukën, që vjen si kandidaturë e Komisionit të Sali Berishës.

Këto janë dy emrat e parë që kanë dalë nga radhët e PD-së zyrtare, asaj të Lulzim Bashës, teksa PS-ja i ka bërë publike më herët.

Bashkia e vetme në të cilën socialistët nuk kishin një emër ishte Lushnja. Zyrtarizimi erdhi vetëm sot dhe nuk ka surpriza. Edhe në këtë Bashki, socialistët kanë vendosur që të kandiduar Eriselda Sefën, e cila ka qenë një kryetare e komanduar.

Këto zgjedhje në 6 bashkitë që nuk kanë pasur një kryetar, do të jenë të pazakonta për atë se çfarë do të ofrojë "fushëbeteja" elektorale. Për herë të parë, në garë do të jenë 2 PD, një e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës, të cilët do të kenë kandidatët e tyre. Kandidatët e Berishës, kanë dalë si rezultat i disa primareve brenda në parti siç ai vetë ka bërë me dije

Kandidatët e PD
Për Bashkinë Durrës PD garon me Luan Hoti
Për bashkinë e Rrogozhinës PD garon me Ferdinand Saraçin
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit në 6 bashki
Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota
Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.
Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota
Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota
Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota
Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Zgjedhjet e pjesshme vendore, zyrtarizohet emri i PS-së për kandidaten e bashkisë së Lushnjes

Bashkia e vetme në të cilën socialistët nuk kishin një emër ishte Lushnja. Zyrtarizimi erdhi vetëm sot dhe nuk ka surpriza. Edhe në këtë Bashki, socialistët kanë vendosur që të kandiduar Eriselda Sefën, e cila ka qenë një kryetare e komanduar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë