Zbardhet Raporti i AKM/ Asnjë
karburant brenda standarteve

TIRANË - Inspektoriati Qendror Teknik ka analizuar për rreth një vit cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar të pakicës, duke arritur në përfundimin se në asnjë rast, asnjë nga kampionet e marra nga pikat e tregtimit, qoftë gas oil apo benzinë, nuk i përmbushte normat e përcaktuara në ligj. Në raportin e zbardhur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në nëntor 2014 mësohet se, nga 164 kampione të analizuara, që të gjitha kanë pasur përmbajtje të lartësqufuri, pjesa dërmuese e tëcilave mbi pesë herë më të lartë se norma e lejuar.

Në raport theksohet se janë analizuar 122 kampione nafte (gaz oil). Ndërsa norma e lejuar e squfurit në naftë është 10 pjesë në një milion(ppm) ose 10% për një mililitër, rezulton se gjashtë prej tyre kanë patur vlerën nga 11 deri në 15 ppm, ndërkohë që 100 mostra treguan vlerë edhe më të madhe se 50 ppm.
Në të njëjtin përfundim arrin edhe analizimi i kampionëve të benzinës.

Për përmbajtjen e squfurit janë analizuar 3l mostra. Nga analizat rezulton se vlera më e vogël e squfurit në benzinë ishte 11 - 15 ppm për 5 mostrat e analizuara, pra jashtë standardit t ëlejuar, ndërsa ishte mbi 50 ppm për 11 mostra të analizuara.
Për përmbajtjen e squfurit në produktet e tjera hidrokarbure, që tregtohen në vend, të tilla si solar dhe mazut janë analizuar ll mostra. Ndërsa përmbajtja e squfurit në këto produkte duhet të jetë nën 3%, edhe në këto raste, të gjitha kampionet kanë rezultuar me përmbajtje më të lartë se norma.
 
Problemet
Rreth 25% e makinave me benzinë dhe 4% e atyre me naftë mesatarisht “mbetin” në testin e kolaudimit për emetimin e gazrave. Është cilësia e keqe e karburanteve një ndër shkaqet kryesore të ngeljes në testin e ndotjes. Qeveria ka bërë disa herë aksione në tregun e karburanteve për të shmangur abuzimet me cilësinë, por, pavarësisht zbulimit të disa abuzuesve dhe ndëshkimit të tyre, cilësia e karburanteve vijon të mbetet problematike.

Ajo që mbetet shqetësuese për drejtuesit e automjeteve, është fakti se makina e tyre mund të ngelë disa herë në kolaudim vetëm për shkak se cilësia e karburantit që përdorin nuk është sipas standardeve. Prej korrikut 2016, problemet për përdoruesit e automjeteve në këtë drejtim do të jenë më të mëdha, pasi vlerat e limitit të ndotjes janë ulur sërish me ligj, për të kapur standardet evropiane.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve