Zbardhet rezoluta e Parlamentit Europian/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut plotësuan kushtet! Shtyrja, gabim strategjik

Zbardhet rezoluta e Parlamentit Europian/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut plotësuan kushtet! Shtyrja, gabim strategjik

Parlamanti europian

BRUKSEL- Zbardhet rezoluta e miratuar në parlamentin europian për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rezolutë vihet theksi në plotësimin e kërkesave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në çështjet e kufijve me fqinjët e tyre dhe Reformën në Drejtësi.

PE thotë se shtyrja e vendimit nga drejtuesit e BE është një gabim strategji i cili dëmton besueshmërinë e BE në rajon dhe lejon aktorët e huaj kundër BE-së që të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Aty i kërkohet vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme.

Rezoluta

Parlamenti Europian shpreh zhgënjim të thellë për dështimin për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në 17-18 tetor.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për lëvizjen e Francës, Danimarkës dhe Holandës për të bllokuar vendimin dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe se plotësojnë kriteret e BE për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri.

Një gabim strategjik

Parlamenti thekson se "mosmarrja e vendimit" nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera të mundshme kandidate. Mund të lejojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj - veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së - të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shtojnë eurodeputetët.

Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t'u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera, thuhet në tekst .

Koha për hapjen e negociatave është tani

Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformën demokratike. Rezoluta u miratua me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 abstenime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve