COVID-19/ Nis puna për lirimin e 570 të dënuarve nga qelitë e burgjeve! Ismailaj shkresë Çelës: Verifikoni mirë listën

COVID-19/ Nis puna për lirimin e 570 të dënuarve nga qelitë e burgjeve! Ismailaj shkresë Çelës: Verifikoni mirë listën

Një listë me 570 emra të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe që vijojnë të mbahen të izoluar në burgje, është përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe çuar në adresë të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Prej ditës së djeshme lista është paraqitur në Prokurori të Përgjithshme, me qëllim analizimin e të gjitha emrave, që janë projektuar nga Drejtoria e Burgjeve, për tu liruar nga qelia dhe qëndruar në banesat e tyre respektive, për një periudhë 3 mujore. Akti Normativ i firmosur tre ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë në sistem, nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.

“Qëndrimi i përkohshëm në shtëpi”- është një leje e veçantë që i jepet të dënuarit për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, nëpërmjet të cilës i dënuari qëndron përkohësisht në shtëpinë e tij, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, për ata të dënuar që përmbushin kriteret e parashikuara në këtë akt normativ.

Ndërkohe më anë të një shkrese që “Shqiptarja.com” e zotëron Drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve Agim Ismaili, informon Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela duke I pohuar se:”…ndër kriteret ndaluese për miratimin e kësaj leje të veçantë, për të dënuarit që përmbushin kushtet e tjera, është edhe kur i dënuari është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në burg…”.

Më tej në dokumentin e Agim Ismailit thuhet se:”…në këtë kuadër kemi listuar të burgosurit që përmbushin kriteret për përfitimin e lejes së veçantë dhe nuk kanë kritere ndaluese për qëndrimin për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, listë të cilën jua përcjellim edhe në CD, duke kërkuar bashkëpunimin tuaj për të na informuar për ata të dënuar që janë në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në ambjentet e burgut…”. Pak më poshtë kësaj shkrese nënvizohet se:”…afatet ligjore për vendimarrjen për miratimin e lejeve të qëndrimit në shtëpi, sipas këtij akti normativ janë shumë të ngutshme, vetëm 5 ditë nga kërkesa e të dënuarit, sipas qëllimit këtij akti, për rrjedhojë jeni të lutur për një përgjigje sa më të shpejtë…”. “Duke qenë se koha që kërkohet është e shkurtër, përgjigjet duhen dhënë në rrugë elektronike drejtpërdrejtë tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, pasi në këtë situatë mënyra më e preferuar dhe e shpejtë e komunikimit, është nëpërmjet rrugës elektronike”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeco vlonjati: 25/03/2020 22:36

    Të gjithe të burgosurit i kemi me shkolle te larte. Keshtu do të krhehen me deshire ne burge kur të mbaroje koronavirusi. Bile gjate gjithe kohese ne liri do të medojne si e si të kthehene ne burge.

    Përgjigju
    • A. N.: 26/03/2020 07:30

      Kur te shohin qe lirine e kishin aty ku ishin do bejne vete kerkese qe te kthehen ne qeli

  • Loran shehu: 25/03/2020 22:21

    Nuk ka ngel nje prokuror ekselent me pervoj si Cela ti japesh ti mend o Z Ismailaj se sbesoj se ke aq mend

    Përgjigju
    • Lara: 26/03/2020 05:12

      O Loran..keshtu eshte kur e ke mendjen e vogel dhe nuk i njeh njerezit. Z. Ismailaj eshte intelektual dhe profesionist i shkelqyer. Ti japi mend qe cke me te Celes dhe gjithe Celove verdalle dhe ta kene per nder...se gjithe kazuset qe ka prekur me dore Ismaili i ka zgjidhur.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë