Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19. Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar të gjithë procedurën dhe dokumentet që duhet plotësuar në tre formularët.
"Drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që të shqyrtojnë dosjet e të dënuarve që përfitojnë. Janë miratuar tre formularët fiks, i pari që plotësohet kërkesa nga i dënuari, i dyti që ka të bëjë me deklaratën e përgjegjësisë që merr i dënuari për përfituar për të qëndruar në shtëpi dhe i treti, që paraqet cdo familjar që jep pëlqimin. Janë publikuar në faqen e drejtorisë së burgjeve. Komisioni ka 5 ditë afat, po komunikon me familjarët që figurojnë nga paraqitja e kërkesave nga të dënuarve, për dokumentet që duhet të sjellin.
Sa i përket dokumentacionit që kërkohet, janë një vërtetim i banesës, dokumentacione që sigurohen nga vetë drejtoria e burgjeve, certifikata familje për të kuptuar lidhjen dhe gjithashtu një deklarata e përgjegjësisë. Kanë komunikuar me prokuroritë dhe policët për kriteret ndaluese që përbanë akti nëse këta persona janë në proces hetimi tjetër, apo kanë rrezikshmëri apo edhe institucionet e tjera. Numri total është 600, por kjo nuk do të thotë se do të jetë ky numri final, mund të ketë ulje, nëse disa të dënuar nuk do të garantojnë garancinë për garantuar rendin dhe sigurinë. Të dënuarit që do të lirohen duhet kenë kontakt me drejtorinë e burgjeve njëherë në ditë dhe policinë dy herë në ditë' tha Gjonaj.
Lajmi kryesor:
Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58