Tre persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", në Tiranë ku dhe kanë grabitur 3 milionë të cilat po bëheshin gati për tu ngarkuar në avion. Fillimisht grabitësit kanë hapur portën ku bëhet zhdoganimi i mallrave para se të futen në avionë. Ata ia dalë të heqin shulin e portës dhe krejtësisht të pashqetësuar kanë kryer grabitjen e parave të bankës, teksa po bëheshin gati të ngarkoheshin në avion.
Shifra e grabitur mendohet të jetë rreth 3 milionë euro, sasi e konsiderueshme kjo që transportohej nga banka e nivelit të dytë në kryeqytet, për jashtë shtetit.
Avioni i linjës udhëtonte drejt Italisë dhe kishte rreth 150 persona të cilët do të udhëtonin në drejtim të shtetit fqinj. Pikërisht nga ky avion janë marrë katër thasë me para.
Mësohet gjithashtu se ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër nga grabitësit për të trembur policët privatë.
Avioni me të cilët do të transportoheshin paratë ka ndërprerë udhëtimin menjëherë pas grabitjes. Ka dyshime se ky grup është i përfshirë edhe në grabitje të tjera të parave të bankave.
Që nga ky moment është vendosur edhe një alarm i kuq në aeroportin "Nënë Tereza", ku prej dy ditësh ka masa të shtuara sigurie, ndërsa fare lehtë thyhet rrethimi i pistës së aeroportit dhe kryhet një grabitje spektakolare në mes të ditës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com