Orët e para të mëngjesit të 22 gushtit 2016 nuk kanë qenë të lehta për efektivët e policisë së Ersekës, Korçës dhe Forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Të nisur në një operacion sekret për asgjesimin e disa parcelave me drogë mes tyre ata kishin dhe një efektiv që tradhtonte kolegët dhe ishte palë me trafikantët.
Atë ditë siç dhe shihni në këto foto policia mundi të asgjësoje plot 17500 bimë të drogës në një lartësi mbi 2 metra, por dhe pse kishin identifikuar vendodhjen e trafikantëve nuk mundi të prangos asnjë.
I konsideruar si operacioni “sekret” u dekonspirua me një mesazh, provë kjo e përdor në gjykatë nga prokuroria për të vendosur pas hekurave efektivin që spiunonte trafikantët.
“Largohu menjëherë së bashku me “dhitë” nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty, mos lër asgjë të dyshimtë”.
Pas këtij SMS trafikantët në terren kanë nisur të mbikëqyrin territorin me dylbi dhe sapo kanë parë afrimin e policisë mes tyre është shkëmbyer një tjetër SMS.
“Është një "ujk" i vjetër, është me 2-3 "ujq" të tjerë”.
Ishin këto dy mesazhe që bindën hetuesit për veprimet e dyshimta të Mekos që tashmë është shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, kultivim kanabisi dhe dekonspirim të operacionit policorë.
SMS i efektivit të policisë rezulton të jetë dërguar në numrin e Mariglen Nuredinit sapo automjetet e policisë janë nisur për aksion, patrulla me të cilët drejt parcelave me drogë ishte dhe vetë Meko i pranishëm.
Mariglen Nuredini për hetuesit në këtë grup kriminal ka patur rolin e kultivuesit dhe prej më shumë se 1 muaji ndodhej pranë parcelave deri momentin që u njoftua për tu arratisur.
Paçka se arriti të largohej nga parcelat tashmë Mariglen Nuredini është arrestuar së bashku me Krenar Nuredinin, ndërsa në kërkim është Edvin Meko polici që spiunonte kolegët tek trafikantët ku bënte pjesë dhe vete si dhe Jorgo Kristali dhe Gramoz Bejko që dyshohen se financonin nëpërmjet Mekos kultivimin e drogës.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO