Pas Konferencës Kombëtare të Punësimit, kryeministri Rama zhvilloi në kryeministri një takim me dyer të mbyllura me drejtorët rajonalë të punësimit. Report TV ka mësuar detaje nga mbledhja, ku burimet bëjnë me dije se Kryeministri Rama është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës, raporton gazetarja Esiona Konomi.

Dua që ju drejtorë të mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale, dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes
 

Kryeministri Rama

Sic tregojnë burime të besuara të Report TV, Rama ju është shprehur mirënjohës drejtorëve për shifrat e punësimit, por ju ka kërkuar të mos kalojnë në vetëkënaqësi.

Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër...e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin
 

Kryeministri Rama

Rama po ashtu ka premtuar shpërblim për zyrat me performancë të lartë, që siç i konfirmoi zv.ministrja Sorensen në konferencën e shtypit, janë ajo e Kukësit, Pogradecit dhe Sarandës.

36 zyrat e punësimit kryen raportimin për muajin maj. Në maj janë realizuar 3296 punësime, krahasuar me 2314 që ishte targeti i zyrave të punës. Zyrat e Kukësit, Pogradecit dhe Sarandës kanë bërë një punë fantastike duke tejkaluar tragetin me 4-5-fish. Të gjitha zyrat e kanë arritur targetin. Për në 2018 zyrat e punës kanë një target prej 25 mijë punëkërkues. Ky objektiv do të realizohet.

Zv.ministrja e Financave Danja Sorensen