Në takimin “Tetë a tetë” me Edi Ramën kryeminstri Vuçiç u shpreh se Serbia është e vendosur të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Shqipërinë e cila është një partner i rëndësishëm në rajon.
 
Ai shprehu besimin se intensifikimi i marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor.
 
Vuçiç ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ku u shpreh se potenciali ekziston në shumë fusha, si në atë të tregtisë, energjisë, infrastrukturës dhe bujqësisë.
 
Vuçiç ka theksuar se zbatimi i projektit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit për autostradën Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës është i një rëndësie të veçantë.
 
Dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për Zyrën e të Rinjve më seli në Tiranë e cila mendohet të jetë funksionale në vitin 2017.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com