Zbardhet vendimi i parë i qeverisë së Edi Ramës që ka të bëjë me zëvendësimin e portretit të Presidentit, Bujar Nishani me atë të Ismail Qemalit. Ky vendim zhbën atë të parin që është miratuar në vitin 2004 nga ish-kryeministri Fatos Nano. Zëvendësimi i fotos së presidentit të vendit me atë të Ismail Qemalit pritet që të sjellë ndryshim në ligjin
“Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, vendim ky që është marrë që në vitin 2004.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, dhe 49, pika 1, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave. Vendosi: “Në pikën 1.18, të kapitullit III, “Simbolet e Republikës”, të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “vendoset portreti i Presidentit të Republikës.” zëvendësohen me “vendoset portreti i themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, që i bashkëlidhet këtij akti”, thuhet në vendimin e mirayiar nga Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që në krahasim me vendimin e mëparshëm citohet qartë se cila foto duhet që të vendoset në zyrat e administratës publike.
“Në zyrat e administratës publike, duke filluar nga niveli drejtor drejtorie deri te titullarët e dikastereve dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit është e detyrueshme të vendoset portreti i Presidentit të Republikës”, thuhet në vendimin e mëparshëm të miratuar në vitin 2004.
Baza ligjore Sipas kryeministrit Edi rama ky ndryshim i ligjit bazohet në Kushtetutë, duke cituar këtu edhe nenin 100 të saj. Në Kushtetutë thuhet se
“Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime”, thuhet në Kushtetutë.
PolitizimiZëvendësimi i fotos së presidentit Nishani me atë themeluesit të shtetit, Ismail Qemali, u kthye në një betejë politike, ku vetë kreu i shtetit, e konsideroi si shenjë urrejtje ndaj tij që u propozua në këtë post nga Partia Demokratike.
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.7%
-
Gafë
48.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10