
Autori Klodian Kola, viktima Elidon Basha dhe kallashnikovi me të cilin u vra 22-vjeçari
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës ku mbeti i vrarë Elidon Basha. Blutë vendosën në pranga Klodian Kolën, shokun e 22-vjeçarit pasi ky i fundit ishte ai që e qëlloi me kallashnikov.
Policia e ka cilësuar këtë ngjarje si vrasje nga pakujdesia teksa dy të rinjtë kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa armë, kallashnikovi, një armë gjahu, një armë sportive një gjerdan me fishekë një elektrik dore si dhe disa rroba me njolla gjaku që i kishte veshur viktima.
Gjithashtu nën hetim janë dhe prindërit e Klodian Kolës, H.K. dhe M.K. pasi kanë bashkëpunuar për fshehjen e provave dhe pengimin e hetimit mbi këtë ngjarje. Mësohet se prindërit e të riut, kanë fshehur motorin me të cilin udhëtonin viktima edhe autori mbrëmjen e djeshme, rrobat me njollat e gjakut si dhe kanë çmontuar armën e gjahut që përdote Klodian Kola.
Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të Klodian Kolës " Vrasja nga pakujdesia", "Armëmbajtje pa leje","Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt", dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".
Lajmi kryesor:
Klodian Kola vret nga pakujdesia shokun në Bulqizë, dolën për gjueti, arrestohet! Prindërit fshehën rrobat me gjak dhe çmontuan armën e gjahut









