Zbardhet vrasja e 27-vjaçarit në Tiranë, policia identifikon autorin dhe shpall në kërkim edhe 5 persona të tjerë

Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Policia thotë se është shpallur në kërkim Marjus Dema 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.’- njofton policia.

1620714991_marjudema001.jpg 

Autori i dyshuar Marjus Dema


Lajmi kryesor:

Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë (PAMJET para tragjedisë)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive