Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë (PAMJET para tragjedisë)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e 5 Majit. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks. Nga informacionet e para të siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, mësohet se të rinjtë pasi kishin konsumuar alkool  dhe mendohet se vrasja ka qenë aksidentale ndërsa të rinjtë kanë qenë duke luajtur. Viktima Qema u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, 28 vjeç, i cili është miku i viktimës dhe është vetëdorëzuar tashmë në polici. Report Tv ka siguruar dëshminë paraprake të  autorit, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia. 

Po ashtu janë vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miqtë të viktimës dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit' në pronësi të autorit. 

Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, duke 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal, ndërsa pista hetimit më shumë është e fokusuar në vrasja nga pakujdesia. Në dëshminë e tij Demës tha se pistoletën e kishte sjellë vetë Mehmet Qema, por që mendonte se nuk ishte e mbushur me plumba.  Ndërkohë që  është gjetur edhe arma e krimit. 

Policia ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku nuk është gjetur asnjë provë lëndësh narkotike, por vetëm alkool.  

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.    

Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
Vrasja e Mehmet Qemës, policia me njoftim zyrtar, përveç autorit, të arrestuar edhe 4 të tjerë të përfshirë në ngjarje

Lidhur me vrasjen e  Mehmet Qemës policia ka nxjerrë një njoftim zyrtar dhe bën me dije se ka arrestuar personat e përfshirë në ngjarje. Bëhet fjalë për autorin Marjus Dema për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ; Frenkli Myftari, 29 vjeç, Erlind Pekën, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të gjithë miqtë të viktimës dhe të autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja. Pasi u shpallën në kërkim ata u vetëdorëzuan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M. D., 28 vjeç, v

E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim

B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ora 15:03
Vrasja e Mehmet Qemës, gjendet arma me të cilën shoku e qëlloi me plumb në gjoks

Është gjetur arma me të cilën Marjus Dema qëlloi për vdekje shokun e tij, Mehmet Qemën, ngjarje  e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e 5 Majit. Autori i dyshuar i ngjarjes në polici tha se armën e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima, ndërsa nuk dihet ende vendi se ku u gjet ekzaktësisht pistoleta

 

Ora 14:25
Vrasja në Tiranë, vetëdorëzohen edhe 4 miqtë e viktimës, të cilët ishin në kërkim

1620730217_tirane.jpg

Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miq të viktimës Mehmet Qema , 27 vjeç, janë vetëdorëzuar në polici. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm gjatë vrasjes që ndodhi në lokalin e autorit Marjus Dema.

Ora 13:37
U mbajt rreth dy orë ne lokalin ku vrau shokun, largohet nga vendi i ngjarjes Marjus Dema (VIDEO)

Pas me shumë se dy orë ku qëndroi në vendin e krimit tek rruga ‘5 Maj’, pasi vrau shokun e tij Mehmet Qemën, 28-vjeçari Marjus Dema është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dema ishte kthyer në vendin e ngjarës për të ndihmuar për hetimet e mëtejshme në lidhje me krimin. Ai tha se armën në tavolinë  e kishte sjellë Mehmeti dhe se ai ka qenë duke lozur me të, ndërkohë që nuk dinte se kishte plumb brenda.

‘Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Ora 12:34
Tragjike, 27-vjeçari u vra mbrëmë me armën e tij! Autori nuk e dinte se ishte e mbushur

Autori i vrasjes së mbrëmshme në Tiranë, 28 vjeçari Marjus Dema, ka dhënë në polici detaje nga tragjedia.

Ai ka thënë në polici se armën me të cilën është kryer vrasja e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima. Ai nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba.

Ora 12:30
Nga Stresi Mozzik e Baby G, personazhet e njohur që reaguan për vdekjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema

Postimi i këngëtares Baby G

27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u vra mbrëmjen e djeshme nga shoku i tij, duket të ketë pasur njohje me shumë personazhe të showbiz-it shqiptar, e veçanërisht me reperë, të cilët kanë reaguar të tronditur për ndarjen e tij nga jeta.

E para që ka reaguar ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare, Baby G, e cila kishte lidhje miqësie me viktimën. Me një postim në Instagram ajo shkruan": “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”

Këngëtarja kishte lidhje miqësie me viktimën dhe shkruan se: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”

Viktima dhe autori rezultojnë të jenë miq të Blerim Hotit, të njohur ndryshe si Lim Hoti, i cili më herët ka qenë dhe i dashuri i këngëtares.

Po ashtu edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik "Stresi" ka postuar në Instagram një foto me Mehmet Qemën, ku shihen përkrah njëri-tjetrit.

“Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik”, ka shkruar Stresi krahas fotos, duke treguar se ndihet shumë i prekur nga kjo ngjarje.

Edhe dy vëllezërit kosovarë Getinjo e Mozzik i kanë shprehur ngushëllimet familjes së 27-vjeçarit.

Po ashtu ka reaguar edhe aktori i humorit Romeo Veshaj, i cili shkruan: " “Shumë shpejt ike o vëllai im! Nuk gjej dot fjalë… Qofsh i Xhenetit kampion".

Baby G me ish të-dashurin Blerim Hoti, i shpallur në kërkim
Ora 12:19
Vrasja në Tiranë, dëshmia e autorit me lot në sy: S'e dija që arma ishte e mbushur, ndodhi nga pakujdesia

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen në zonën e 5 majit në Tiranë. Sipas dëshmisë së autorit Marjus Dema, ai ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia. Autori është shfaqur me lot në sy para policisë kur u vetëdorëzua duke thënë se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia

Gjithashtu lokali ku ndodhi ngjarja në zonën e 5 Majit ishte marrë me qira nga vetë autori Marjus Dema, 28 vjeç.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Ora 12:11
I pranishëm mbrëmë në vrasjen e 27-vjeçarit te rruga '5 maji', njeri prej tyre ‘çmendi’ ushtarët grekë duke i urdhëruar (VIDEO)

Autori i vrasjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, Marjus Dema dhe viktima Mehmet Qema, ishin miq të dy djemve të cilët i jepnin urdhra ushtarëve grekë, në një video që ka qarkulluar në janar të këtij viti nga mediat greke.

Njëri prej djemve të përfshirë në këtë skandal, është 29-vjeçarin Frenki Myftari, i cili ishte tashmë është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim pas krimit.

Në videon e cila qarkulloi disa muaj më parë, shfaqet Frenki Myftari së bashku me një shokë, të cilët të cilët i japin urdhra ushtarëve grekë dhe përshëndesin miqtë nga Shqipëria në rrugën “5 maji”.

“Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”, dëgjohet të thotë Myftari në video.

Një pjesë e emrave të djemve të cilët përmenden në video janë shokët e viktimës dhe autorit, të krimit të mbrëmjes së djeshme në rrugën “5 maji”, të cilët ishin edhe të pranishëm. 

Ora 11:56
Në lokalin e autorit që vrau shokun në Tiranë, ishte instaluar një pajisje për prodhimin e Bitcoin (FOTO)

Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe  Krimi Ekonomik. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.

Ora 11:40
Vrau shokun, 28-vjeçari rikthehet sërish në vendin e ngjarjes

Marjus Dema, 28-vjeçari që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema, është kthyer sërish në vendin e ngjarjes tek rruga '5 Maj' në Tiranë ku ndodhi krimi. Ai është dërguar sërish atu pasi  nuk është gjetur ende arma e krimit.

Ora 10:22
VIDEO/ Sekondat e fundit të jetës së 27-vjeçarit, para se të qëllohej me plumb në gjoks nga miku i tij! Shokët e tjerë qeshin

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon e momenteve të fundit të jetës së 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u vra mbrëmë nga miku i tij 28-vjeçari Marjus Dema.

Në pamje shihet autori i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet me armë nga viktima, që ngre dorën.

Në pamjet shihet se si shokët e tjerë qeshin, pasi e konsiderojnë këtë si lojë.

Ora 10:19
Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë dhe një nga autorët e shpallur në kërkim

Është vetëdorëzuar në policia autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë. Marjus Dema, 28 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shokut të tij është vetëdorëzuar pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit. Sakaq në polici është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

'Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se: Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D.,  28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.'- njofton policia.

1620714991_marjudema001.jpg

Autori i dyshuar Marjus Dema
Ora 09:43
U vra me armë zjarri nga shoku i tij në Tiranë, zbulohet lidhja e 27-vjeçarit me moderatorin kosovar! I shoqëruar edhe me disa repera

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpesh herë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

Së fundmi Mehmet Qema, është shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Kosova Meriton Mjekiqi. Në një foto të publikuar nga vetë viktima në mediat sociale vetëm katër ditë më parë, ai shfaqet në krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi dhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti i njohur me emrin e arit Lim Hoti edhe ky reper. Në këtë videoklip shihet edhe viktima i cili ishte shoqërohej me këngëtarë të muzikës rep.

tirane.jpg" style="height:482px; ëidth:780px" />

Me rreth të kuq Erlind Peka dhe Blerim Hoti (Lim Hoti) të shpallur në kërkim, lart me të verdhë viktima dhe autori i dyshuar
Ora 08:46
Pamjet para momentit të vrasjes në Tiranë, autori lëviz me kafe dhe pistoletë në dorë! 27-vjeçari qëndron përballë tij

Report Tv ka siguruar foton  nga vendi i ngjarjes pak para momentit të vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema. Në foto duket se një grup miqsh janë ulur për të konsumuar pije në lokal, ku autori dallohet se lëviz gjatë gjithë kohës me armë në dorë pa tentuar aspak ta mbajë atë në brez apo ta fsheh, ndërsa përballë tij ndodhet 27-vjeçari, i cili mbeti i vrarë pak minuta më vonë. Konflikti i çastit mendohet se është arsyeja që çoi në vrasjen e 27-vjeçarit nga miku i tij Marjus Dema, i cili është shpallur në kërkim së bashku me personat e tjerë që janë në foto.

Autori me arme ne dore
Ora 08:20
Zbardhet vrasja e 27-vjaçarit në Tiranë, policia identifikon autorin dhe shpall në kërkim edhe 5 persona të tjerë

Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Policia thotë se është shpallur në kërkim Marjus Dema 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.’- njofton policia.

1620714991_marjudema001.jpg 

Autori i dyshuar Marjus Dema
Ora 08:19
Në shoqërinë e njëri-tjetrit, Report Tv siguron foton e autorit dhe viktimës! 27-vjeçari u qëllua vetëm me një plumb në gjoks

1620714023_qema.jpg

Report Tv ka siguruar foton e autorit dhe të viktimës që mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugën 5 Maj në Tiranë. Marjus Dema dyshohet se është autori i vrasjes dhe me 27-vjeçarin Mehmet Qema, mësohet se ishin shokë.

Qema është qëlluar vetëm me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 11/05/2021 19:08

    Po ktyne qe jane dorzu pse si bohet toksilogjiku i gjakut?? Kto jane tgjithe me i shkerdhy ropt

    Përgjigju
  • Durresi: 11/05/2021 18:40

    E gjeti armen ne rruge ...

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 11/05/2021 16:46

    Kur plehrat nuk i pastron kompetenti,pastroje njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/05/2021 16:41

    Ketu perfundohet kur te rinjve nuk ju kerkohet llogari nga familjet. Ngushullime familjes se te ndjerir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik