U gjet i vdekur në banesë, zbardhet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë! Arrestohet 23-vjeçari dhe shoku i tij që e ndihmoi! Pistat e hetimit për vrasjen

Zbardhet vrasja e Altin Alikajt, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma, ndërsa ishte shpallur në kërkim 8 ditë para se të gjendej i vdekur! Policia e Vlorës ka arrestuar si autor të dyshuar për vrasjen e 46-vjeçarit, shtetasin Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë, Lushnjë si dhe shokut të tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për tu fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij. Autori, Shazi Ahmetaj është me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Në momentin e ndalimit 23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Policia thotë se vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale 'Vrasje me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Nuk përjashtohet as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, çka ka çuar në përplasje mes tyre. Të dy njiheshin dhe qëndronin bashkë, sipas burimeve nga policia.  Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës. Alikaj kohët e fundit kishte shuma të konsiderueshme në duar.

Ngjarja u regjistrua në lagjen "24 Maji", teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij. Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta.

Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorganizuar. Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Po ashtu ata kanë deklaruar se në banesë kanë gjetur edhe një sëpatë me gjak, me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Nga grabitja te prishjet për pazaret e drogës, pistat ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë

Pas arrestimit autorit të dyshuar Shazi  Ahmetaj dhe bashkëpunëtorit të tij Mateo  Kiptiu, Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë.

Burime kanë konfirmuar se viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetrin. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Kështu që pistë hetimi mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Nuk përjashtohet as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, çka ka çuar në përplasje mes tyre. Të dy njiheshin dhe qëndronin bashkë sipas burimeve nga policia. Ai e njihte mirë zonën, ku banonte viktima.

Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës. Alikaj kohët e fundit kishte shuma të konsiderueshme në duar. Të dy personat dyshohet se kanë qenë bashkë në banesë dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, autori e ka qëlluar me plumb në kokë. Dyshohet se i ka marrë lekë dhe është larguar nga vendngjarja. Prej disa kohësh autori sipas burimeve ka qëndruar në banesën e viktimës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda