Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.
Sipas policisë, autor është 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.
Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe bën me dije se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.
I gjetur pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e tij të gishtave dhe material biologjik, autori u tha policëve se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.
Burime policore i thanë Top Channel se autori i dyshuar Ilian Kola, është ndaluar mbi 20 herë në polici që nga viti 2019 e deri tani pasi është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe krimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e parave për blerje narkotikësh.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes./TopChannel
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë







Komente
Komento