Qyteti bregdetar i Vlorës është kthyer në një pikë mjaft të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. 182 turistë nga Franca, Gjermania por edhe vende të tjera të europiane kanë mbërritur në Portin e Vlorës me kroçerën "La Belle De L'Adriatique".
Ata janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me zonat turistike të qytetit, ndërsa destinacioni i tyre ishte Apolonia e Fierit dhe qyteti i Beratit. Për turistët kjo vizitë është e para që ata bëjnë në Shqipëri. "Vend është shumë i bukur. Plazhi është shumë i pastër dhe më pëlqen qetësia e vendit" thanë disa nga turistët.
Vilson Dardha, agjent në Portin e Vlorës ngre shqetësimin e mungesës së informacionit për zonat historike të qytetit të cilat mund të vizitoheshin nga këta turistë. "Këto do të shkojnë në Apoloni të Fierit sepse është e përcaktuar guida. Resorte ka dhe Vlora, por duhet përcaktuar në guidë që do të shkoj në filan vend apo në filan vend. Këto e kanë të përcaktuar se do të shkojnë në Apoloni të Fierit.
Duhen reklamuar tek guidat se Vlora reklamon edhe këtë resort si për shembull Kalaja e Kaninës, Zvërneci apo Orikumi. Këto duhet të vendosen tek guidat qendrore në Tiranë. Duhet reklamuar se Vlora ofron edhe këto resorte' tha ai. Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2019 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2018.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë
22 Dhjetor, 14:59
Kujdes xhepat
PërgjigjuKujdes nga vlonjtete
PërgjigjuOre fshatar cke me vlonjetet?
O po thuaj të mbarojnë terminalin e trageteve se lat nam ik një e hajde një dhe të gjithë vjedhin dhe në fund lën cakëllin pa shtruar.
Përgjigju