TIRANE- Qeveria Shqiptare ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit për regjistrimin e kodit IMEI. Në Fletoren Zyrtare të datës 8 tetor, është publikuar vendimi për shfuqizimin e vendimit nr.354 të datës 4 qershor 2014, “për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 dhe 124, të ligjit nr.8485, datë 2.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Shfuqizimin e vendimit nr. 354, datë 4.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kushtetuesja: Pezullohet vendimi për IMEI, është i papajtueshëm