BERAT- Një dyqan celularësh është vjedhur në Urën-Vajgurore në orët e pra të mëngjesit dhe akoma nuk dihen autorët.
Në lagjen “18 shtatori” autorët kanë vepruar duke zbërthyer qepenin e dyqanit e pikës së rimbushjes së telefonave e duke thyer xhamin.
Sipas policisë, autorët kanë marrë 13 aparate telefoni celular të markave të ndryshme në dyqëanin në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale A.P.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
/Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)