BERAT- Një skenë si në filma ka ndodhur në Poliçan, ku dy persona kanë zbritur më dhunë shoferin dhe i kanë vjedhur makinën.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Përroi i Xhenjos", Poliçan. Nga sa mësohet autorë janë Valter Kanani dhe Ruzhdi Zylali.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, por ne tentativën për t'u larguar, janë përplasur me murin anësor të rrugës, fatmirësish pa pasoja. Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga Valter Kanani 36 vjeç, banues në Poliçan dhe Ruzhdi Zylali 54 vjeç, banues në Gramsh.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.