Zbritën nga makina 62-vjeçarin, e goditën dhe i morën lekët me dhunë, arrestohen dy të rinjtë në Dibër

DIBËR- Dy të rinj në Dibër janë arrestuar pasi kanë grabitur me dhunë një 62-vjeçar, duke i marrë mbi 300 mijë lekë të reja.

Gentian Sula, 25 vjeç banues në Dibër dhe Ardit Topuzi, 20-vjeç, banues në Tiranë, zbritën nga makina dhe i morën një shumë parash M.GJ, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe më pas u larguan me makinë.

Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku po udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin, gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe shumën e parave (364.000 lekë të rinj), që i morën me dhunë shtetasit M. Gj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar: Gentian Sula banues në Dibër dhe Ardit Topuzi, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,  kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja