VLORË- Gërmimet në Amantia kanë zgjatur rreth një muaj dhe kanë sjellë rezultate si në zonat jashtë mureve të qytetit, ashtu edhe brenda fortifikimit.
Zbulimi i parë ndodhet jashtë qytetit antik dhe eshte një ndërtese që daton ne shekullin III para lindjes se krishtit. Arkeologu thote se mund të ketë shërbyer si stacion për kuajt ose si strukturë tjeter me funksion bujqësor. Për shkak të ndërhyrjeve të mëvonshme, përfshirë përdorimin gjatë Luftës së Dytë Botërore, mungojnë elementë që do të ndihmonin në përcaktimin e saktë të funksionit të saj.
Zbulimi i dytë është brenda mureve të qytetit antik të Amantias, në sektorin e fortifikimit. Ketu është identifikuar një godinë e madhe që ka qenë në përdorim për një periudhë të gjatë, nga shekulli III para lindjes se krishtit deri në shekujt V–VI pas lindjes se krishtit.
Ndërkohë, mendohet dhe për nje kullë, e cila pritet të verifikohet nga studiuesit dhe nese konfirmohet do të ndihmojë në plotësimin e panoramës së qytetit antik të Amantias.
Komente










