Zbulimi befasues i shkencëtarëve: Mund të ketë jetë në një planet që rrotullohet rreth një dielli që po vdes

Zbulimi befasues i shkencëtarëve: Mund të ketë jetë në një planet që rrotullohet rreth një dielli që po vdes

Studiuesit besojnë se mund të ketë një planet që mund të mbajë jetën, në afërsi të një dielli që po vdes.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet, potencialisht mbajtës i jetës, është gjetur në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur "xhuxh i bardhë".

Planeti u zbulua në "zonën e banueshme" të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të zhvilluar jetën.

Profesor Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.

"Kjo është hera e parë që diçka e tillë është parë në zonën e banueshme të një xhuxhi të bardhë. Dhe kështu ekziston mundësia që një jetë, në një botë tjetër, të rrotullohet rreth tij," tha ai.

Ndërsa yjet shumë të mëdhenj bëhen vrima të zeza kur vdesin, yjet më të vegjël si Dielli ynë bëhen xhuxhë të bardhë, yje që kanë konsumuar të gjithë karburantin e tyre bërthamor dhe kanë humbur shtresat e tyre të jashtme.

Zakonisht kanë madhësinë e një planeti dhe lëshojnë një dritë të bardhë-kaltëroshe kur formohen për herë të parë.

Planeti i mundshëm, i cili është 117 vite dritë larg nga Toka, mendohet të jetë 60 herë më afër yllit sesa planeti ynë me Diellin.

Zona e banueshme është një brez rreth yllit ku uji i lëngshëm mund të ekzistojë në një planet, dhe për këtë arsye të mbështesë jetën. Shpesh quhet "zona e Goldilocks", sepse nëse planeti është shumë afër yllit do të jetë shumë i nxehtë, dhe nëse është shumë larg do të ishte shumë i ftohtë, ndërsa brenda brezit kushtet janë "të duhura".

Rezultatet duhet të veprojnë si një nxitje për astronomët që të kërkojnë në mënyrë aktive prova të drejtpërdrejta të planetëve rreth xhuxhëve të bardhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter