Zbulimi i autorëve të grabitjes së 995 mijë eurove ka sjellë analizën e parë hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Zv/drejtori i policisë së Shtetit Ardian Çipa, kreu i kësaj prokurorie Besim Hajdërmataj dhe prokurori i çështjes Olsian Çela kanë zhvilluar një takim ditën e djeshme në ambjentet e prokurorisë, ku kanë analizuar një sërë veprimesh hetimore dhe provat e administruara për këtë çështje. Në fund të kësaj analize të zhvilluar mes tre personave të mësipërm janë lënë dhe detyrat konkrete për oficerët e policisë, që të kryejnë veprimet me qëllim zbulimin e personave që grabitën 995 mijë euro nga aeroporti “Nënë Tereza”. Hetimi i kësaj ngjarje ëhstë duke u kryer nga dy prokurori ajo e Krujës dhe Prokuroria për Krime të Rënda. Sipas burimeve Kruja është duke hetuar për personat që kanë shpërdoruar detyrën dhe që kanë neglizhuar marjen e masave të sigurisë, ndërkohë që Krimet e Rënda janë duke hetuar tre anëtarët e këtij grupi kriminal që kryevi grabitjen e 995 mijë eurove, brenda aeroportit “Nënë Tereza”.
Neglizhenca e punonjësve
Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit vihet re se grabitësit janë ndalur fillimisht pranë furgonit të sigurisë, por nuk arrijnë dot ta grabisin sepse ishte me dyer të mbyllura. Më pas, dy autorët teksa në duar mbanin armë kanë vrapuar menjëherë tek furgoni tjetër i sigurisë të cilin e gjejnë me dyer të hapura, nga i cili mendohet se janë vjedhur më pak se një milion euro. Video e sekuestruar tashmë nga prokuroria dhe ka rreth dy minuta xhirime dhe tregojnë se në vendngjarje kanë qenë dy makina të konçesionarit të Rinasit, TIA. Njëra nga makinat e ICTS ka lëvizur nga vendngjarja pa tentuar të ndalojë grabitësit, apo të lajmërojë policinë, qoftë edhe ta ndjekë benzin e kuq, në mënyrë për të mos humbur gjurmët e tij.
Ndërsa makina tjetër e bardhë që shihet në video, e stafit të aeroportit, lajmëron për ngjarjen por nuk e ndjek makinën e grabitësve teksa ikën nga aeroporti. Ndjekja e benzit do sillte lokalizimin e shpejtë të autorëve dhe ngritjen e postoblloqeve të menjëhershme të policisë në rrugë, me qëllim arrestimin e autorëve. Por kjo nuk ka ndodhur. Grabitja që ndodhi mesditën e 30 qershorit, mund të konsiderohet si një nga grabitjet më të mëdha dhe më spektakolare në vendin tonë. Kjo jo vetëm për shumën e grabitur të parave, se sa për shkallën e paaftësisë së gjithë mekanizmit mbrojtës së perimetrit të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Është bërë me dije, se parat e grabitura, që po transportoheshin nga kompania e policisë private “Nazeri 2000”, po levizeshin për llogari të një banke të nivelit të dytë me destinacion Vjenën.
Pesë në burg
Gjykata e Krujës pak ditë më parë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 punonjësit e ICTS dhe një të "Nazeri 2000", me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pas grabitjes së rreth 1 milionë euro në aeroportin "Nënë Tereza" mesditën e 30 Qershorit. Me vendimin e marrë pak ditë më parë, gjykata ka lënë në burg punonjësit e ICTS Arben Karafili, Bledar Blloshi, Kujtim Picari, Fadil Jonuzaj si dhe kryetarin e degës Teknike të Aeroportit, Vangjel Nikolla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com