Alexis Mac Allister padyshim ishte zbulimi i Kupës së Botës. 24-vjeçari i Brighton shkëlqeu me Argjentinën në "Katar 2022" me skuadrën e Lionel Scalonit që në fund fitoi trofeun. Sipas asaj që bën me dije Gazzetta dello Sport në Itali, mesfushori ia ka thënë "po" Juventusit dhe një kalim te "Zonja e Vjetër" është i shumëpritur për të.
Brighon e vlerëson mesfushorin me 40 milionë euro, teksa negociatat mund të nisin së shpejt. Veç Juventus, në garë për shërbimet e tij janë edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal. Kontrata e mesfushorit me Brighton është deri në verën e 2025 me të drejtë edhe për një tjetër vit, andaj Juventus duke parë edhe dëshirën e lojtarit do duhet të hyjë në negociata me klubin e Premier League për të bërë të vetin mesfushorin.