Në Mars ka ujë! Thjesht se është “i fshehur”. Shkencëtarja e “Curiosity”, Laurie Leshin dhe kolegët e saj, thanë për “Science Magazine” se rëra e kuqe që mbulon planetin, përmban rreth 2% ujë.
"Nëse marrim një centimetër kub rërë dhe e ngrohim me disa qindra gradë, do të përfitonim rreth një litër ujë. Por rëra e Marsit është interesante sepse është thuajse e njëjta kudo që shkon. Nëse je një eksplorues në atë planet, atëherë ky do të ishte një lajm i mirë sepse mund të nxjerrësh ujë pothuajse kudo", shpjegoi ajo.
Publikimi i Dr.Leshin dhe kolegëve të saj, lidhet me mostrat e analizuara të “Rocknest”, një pirg rëre që e ka krijuar era që fryn dhe ndodhet rreth 400 metra larg nga ku u ul “Curiosity” në gusht të vitit 2012.
Roboti përdori pajisjet e tij për të kapur rërën, ta fusë në sitë dhe të dërgojë një pjesë të dheut marsian në instrumentin “Sam” të fshehur në barkun e tij.
“Sam” ka aftësinë të gatuajë mostrat dhe të identifikojë çfarëdo gazi që del prej tyre. Këto produkte janë diagnoza të përbërësve të ndryshëm që formojnë dheun.
“Sam” pa porcione të mëdha të dioksidit të karbonit që me shumë mundësi janë pasojë e mineraleve të karbonateve të gjendur në mostër. Karbonatet formohen në prezencën e ujit. Gjithashtu, u vu re prania e oksigjenit dhe klorinës.
“Ne besojmë se këto janë produkte të një minerali të quajtur perklorat dhe këto të fundit gjenden rreth 0.5% në dheun marsian. Nëse uji ishte lajmi i mirë për astronautët, ky është lajmi i keq. Perklorati ndërhyn me funksionin e tiroideve, kështu që mund të jetë një problem nëse njerëzit do ta gëlltisnin atë. Është thjesht diçka që duhet studiojmë tani që të gjejmë një zgjidhje më vonë”, thonë shkencëtarët.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com