Zbulimi i madh në Greqi, gjenden
22 anije antike në ishujt Fourli

Zbulimi i madh në Greqi, gjenden<br />22 anije antike në ishujt Fourli
Mediat e specializuara të  historisë dhe arkeologjisë  nënujore kanë njoftuar se zbulimi i 22 anijeve antike në të njëjtin vend në zonën e ishujve Fourli në Greqi nga ekipi amerikano-grek është zbulimi më i madh në historinë moderne të arkeologjise nënujore. Ky zbulim u bë i mundur prej një ekipi të RPM Nautical Foundation dhe ekipit grek të arkeologjisë nënujore.

Ekipi amerikan i RPM Nautical Foundation është ekipi i mirënjohur që punon prej mbi 10 vjetësh në Shqipëri ku ka bërë të mundur një sërë zbulimesh të rëndësishme në ujrat shqiptare. Ndërkohë arkeologu Peter Cambell bashkëdrejtesi i zbulimit të madh në Greqi është anëtar i Qendrës Shqiptare të kërkimeve detare dhe ka filluar karrierën e tij në projektin e Shqipërisë. Zbulimi i 22 anijeve antike të cilat vinin nga porte të largeta si Deti i Zi apo Azia e Vogël do të sjellë një revolucion në njohurite tona mbi lundrimin në periudhat antike.

Media të rëndësishme botërore si CNN, National Geographic BBC etc po i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij zbulimi mjaft të rëndësishëm.

foto
foto
foto
(Foto nga zona e zbulimit)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!