Arkelogu Luan Përzhita në një intervistë për Report Tv dhe Shqiptarja.com ka folur mbi zbulimin e rrallë arkeologjik në Durrës. Një tjetër mozaik iu shtua monumenteve unikale të Durrësit, ndërsa Arkelogu Përzhita deklaroi se “jemi në gjurmët e një mozaiku me cilësi të lartë, që mendohet se është prodhuar në fund të shekullit I dhe fillim të shek.II, kohë që lidhet me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.
Intervista e plotë
Kjo tregon se këtë zonë kemi pasur vila luksoze me pamje nga deti, që tregon nivelin e lartë të jetesës që kishte Durrësi në kohën e Antikitetit. Kemi të bëjmë me një rezidencë private, që ka qenë luksoze. Kemi konstatuar që përveç mozaikut kemi edhe pjesë të tjera që presin të zbulohen dhe që kanë të bëjmë me kanalizimet, banjat termale, pra që do na tregojnë sistemin urbanistik të asaj kohe.
Nga ana historike mund të themi që ky territor është dëmtuar disa here. Pra vila mund të jetë ndërtuar në shekullin e I-rë, mendohet të jetë shembur nga tërmeti në shekullin e IV dhe me të njëjtat materiale është rindërtuar në shekullin e VI, por edhe ajo u dëmtua më vonë.
Në kohën e Italisë këtu ka qenë ndërtuar një bunker, e mandej u bë shkolla “Gjergj Kastrioti” që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Tashmë në 2023, teksa punohej për të rindërtuar shkollën e re me fondet e BE-së, gjatë gërmimeve në themele u gjet mozaiku i rrallë me gurë blu dhe të bardhë.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Durrës kanë ndërprere punën për ndërtimin e gjimnazit. Në ditët në vijim presim vendimin për të ndërmarrë një gërmim arkeologjik të mirëfilltë që ti kthejmë Durrësit këtë trashëgimi të fshehur në këtë thellësi, 7 metra në sipërfaqe”.
Lajmi kryesor:
Zbulohet mozaiku i rrallë dymijë vjeçar në Durrës! Arkeologu për Report Tv: Pjesë e një vile luksoze të shekullit të I! Më i veçanti në rajon (VIDEO +FOTO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë
21 Dhjetor, 16:04