'Zbulimi i 'Tajlandës së Vogël', media franceze promovon bukuritë e Shqipërisë: Një vend që ka gjithçka për të të joshur

'Zbulimi i 'Tajlandës së Vogël', media franceze promovon bukuritë e Shqipërisë: Një vend që ka gjithçka për të të joshur

Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të shumta, që tërheqin çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota. E mesa duket, plazhet, malet e objektet historike e kulturore të vendit tonë i kanë 'tërhequr' vëmendjen edhe medias franceze 'Franceinfo', që ka shkruar një artikull, duke i dhënë 'zë' bukurive të Shqipërisë. Duke e cilësuar vendin tonë "Tajlanda e vogël", 'Franceinfo' shkruan se Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe se në vendin tonë ndodhen disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.

Artikulli i publikuar nga 'Franceinfo'

Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por tërheq çdo vit e më shumë turistë. Nga bregdeti i mrekullueshëm, te vendet historike, kjo republikë ballkanike ka gjithçka për të të joshur.

Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj. Në horizont, kështjella të ngritura. Në bregdet, një përzierje të ngjyrës së gjelbër dhe asaj blu. Mirësevini në Shqipëri , një destinacion shumë i arritshëm në Evropë. Në jug të vendit të mbiquajtur "Tajlanda e vogël", plazhi është shumë i populluar nga turistët e huaj, si disa francezë që kanë shkuar me pushime në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019

Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t'i akomoduar ata, hotelet po shtohen në bregdet me dhoma me çmime 50 euro për natë. Udhëtarët mund të ikin nga plazhi për të zbuluar pasuri të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s, Butrinti. E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë