Zbulohen 1.800 raste të objekteve të falsifikuara
në pajisjet e aviacionit amerikan

Zbulohen 1.800 raste të objekteve të falsifikuara <br />në pajisjet e aviacionit amerikan
SHBA- Një hetim i gjatë 1-vjeçar ka zbuluar 1.800 raste të objekteve të falsifikuara në pajisjet e aviacionit amerikan. Ky lajm është bërë i ditur nga një deklaratë e dhënë nga Komiteti i Senatit për Shërbimet e Armatosura. Në raportin e komisionit është bërë e ditur se, mbi 70 për qind e 1 milionë pjesëve të marra nga Kina janë zbuluar dhe i janë kthyer mbrapsht vendit aziatik. Për këtë raporti fajëson zinxhirin e dobët të furnizimit të SHBA dhe dështimin e autoriteteve kineze për të frenuar tregun e pajisjeve të falsifikuara. Dështimi i një pjese kyçe mund të sjellë rreziqe për sigurinë kombëtare dhe të çojë në rritjen e kostove për Pentagonin, vlerësohet më tej në raportin e komitetit. “Ushtria amerikane bazohet në një shumëllojshmëri përbërësish të vegjël dhe të sofistikuar elektronikë, që përdoren në sistemet e vëzhgimit në errësirë, radio dhe pajisje GPS. Dështimi i tyre mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve”, theksohet më tej në raport. Në të vihet në dukje se pjesë të falsifikuara janë përdorur në helikopterët “SH-60B”, që përdoren nga marina, në avionët transportues “C-130J” dhe “C-27J”, si dhe në avionin “P-8A” të marinës që njihet ndryshe si Poseidoni. Pas Kinës, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë vendburimet më të mëdha të objekteve elektronike të falsifikuara.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë