Zbulohen armë të tjera në Lazarat

Policia e Shtetit ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, në operacionin ku ishin të angazhuara forca lokale të Policisë Gjirokastër dhe FNSH, u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granat-hedhës, 4 granata, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 7 mijë fishekë.

Armët u gjetën në dyshemenë e një banesë të vjetër gjatë rikontrollit të territorit, pranë Depos së Ujit, një nga zonat ku ishte ishte përqëndruar sulmi me armë ndaj Policisë përgjatë operacionit të muajit qershor, anti-kanabis.

Armët janë dërguar për ekspertizë në Laboratorin Shkencor të Policisë së Shtetit. /ATSH/.
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë